Categories
Lajme

Al-Kardavi – A.Saudite: Ndaleni mbështetjen për grusht shtetin në Egjipt

Dijetari i lartë musliman Sheikh Jusuf al-Kardavi i ka bërë thirrje Arabis Saudite për të ndalur subvencionimin e grusht shtetit ushtarak të Egjiptit. Ai tha se qeveria në Riad ka “bërë gabim” kur vendosi të mbështesë grusht shtetin, i cili ka “shkatërruar egjiptianët” që nga korriku i vitit të kaluar.
“Është e çuditshme që Arabia Saudite të paguajë miliarda për të mbështetur grusht shtetin, i cili është larg nga parimet islame,” shtoi Al-Kardavi. “Udhëheqësit e grusht shtetit nuk besojnë në Sheriat, si sistem i qeverisjes, kjo do të thotë se ata në thelb janë kundër mënyrës së jetës në Arabi.”
Udhëheqësi i grusht shtetit Abdul Fatah El-Sisi, thotë Al-Krdavi, është duke i përdorur paratë e Saudis “për të vrarë të pafajshmit” dhe ai i bëri thirrje popullit dhe qeverisë së Arabis Saudite  për të mbështetur popullin egjiptian kundër vrasësve të tyre: “Të qëndrojnë pran të mirës kundër të  keqes, dhe pranë të shtypurve kundër shtypësit”.
Një numër i udhëhqësve në shtetet e Gjirit, përfshirë Arabin Saudite, u ndjenë të kërcënuara nga suksesi elektoral i Vëllezërve Musliman, të cilët fituan zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Egjipt. Ata ndihmuan qeverinë e përkohshme me miliarda dollar që prej grusht shtetit në korrik të vitit të kaluar, i cili rrëzoi presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike Muhamed Mursi.
Sheikh Al-Kardavi mbrojti Vëllezërit Musliman nga akuzat që po u bëhen, se ata ishin prapa shpërthimeve të cilat tronditën Egjiptin në prag të përvjetorit të tretë të revolucionit të 25 Janarit. Duke denoncuar bombarduesit, ai këmbënguli se Vëllezërit nuk miratojnë taktika të tilla. “Shpërthimet ishin orkestruar nga shërbimet e sigurimit egjiptian,” pohoi ai./mesazhi/

Exit mobile version