Ish kreu i opozites siriane Moaz Al Khatib deklaroi se lufta mes shiitëve dhe sunitëve është një komplot masiv ndaj Islamit që synon të shkatërrojë Sirinë, Irakun, Libanin, Iranin dhe Turqinë në mënyrë që të shkatërrojë rajonin dhe të dobësojë muslimanët.
Ish-lideri i këshillit Kombëtar Sirian Mouaz al-Khatib paralajmëroi Hezbollahun në lidhje me përfshirjen e tij në luftën kudër çlirimtarëve sirian.
Në mesazhin e tij ndaj Hassan Nasrallah, liderit të Hezbollahut, Khatib tha: “Nuk është ndonjë sekret për ju se rajoni po përballet me një krizë nga e cila të gjithë janë të prekur. Ka pasur dhe ka një përpjekje drejt fragmentimit të rajonit dhe fillimit të një konflikti të tmerrshëm sektar që do të zgjasë për dhjetëra vjet “.
Khatib tha se ai nuk beson në krim, dhe e konsideron atë si një degradimit të njerëzimit dhe tha se bisedimet me njëri-tjetrin janë e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet midis individëve dhe midis shoqërive. Ai shtoi kombet nuk duhet të mashtrohen nga fuqia e tyre, duke kujtuar se sa perandoritë e mëdha u shpërbënë dhe u shkatërruan për shkak të mendjemadhësisë së tyre.
“Grindet dhe mosmarrëveshjet mes shiitëve dhe sunitëve nuk ka qenë të mjaftueshme për ne që t’i varrosim këto mentalitete të ngurta, dhe të lëmë pas këto iluzione të fitores mbi njëri-tjetrin”, tha Khatib. Duke i përkujtuar Nasrallahut se populli sirian hapi shtëpitë e tyre për rezistencën libaneze në luftën me Izraelin në vitin 2006, ai tha se populli sirian ishin të bindur se libanezët po sulmoheshin nga një armik agresor dhe madje edhe flamuj të Hezbollahut u ngritën në rrugët e qyteteve të tyre. Khatib tha se e pyet Nasrallahun se nëse “ishte ky kontributi që ata japin si shpërblim ndaj atyre njerëzve bujar dhe bamirësisë së tyre”.
Ai ka deklaruar se pushtimi i Hezbollahut në Siri ka komplikuar gjërat në masë të madhe. “Është e kënaqshme për ju se si predhat e regjimit sirian bien mbi qytetarët, se si përzihet gjaku i fëmijëve me bukë; është e kënaqshme për ju që mijëra gra janë përdhunuar, si dhe qindra fëmijë janë torturuar për vdekje. A është e pranueshme për ju se populli sirian ka jetuar nën sundimin e tiranit për pesëdhjetë vjet, dhe kur ata u ngritën duke kërkuar lirinë e tyre, regjimi shkaktoi shkatërrimin e plotë të infrastrukturës së tyre, çrrënjosjen e komuniteteve të tyre, vrasjen e tyre, duke i vënë ata në një komplot të frikshëm, dhe në një spirale nga e cila nuk mund të shpëtojnë. Ky është një realitet nga regjimi.
Është porosi e Pejgamberit alejhiselam mbrojtja së vërtetës, si dhe mbrojtja nga tiranët e pamatur.”
Al Khatib ka kritikuar deklaratat e Hezbollahut se ata ishin duke mbrojtur qytetet shia. Ai e pyeti se pse lufta e Hezbollahut po zhvillohet në Darya dhe Qaboun, të cilat janë pranë Damaskut, dhe nuk janë qytete Shi’ite.
Khatib deklaroi se lufta mes shiitëve dhe sunitëve është një komplot masiv ndaj Islamit që synon të shkatërrojë Sirinë, Irakun, Libanin, Iranin dhe Turqinë në mënyrë që të shkatërrojë rajonin, dhe të konsumojnë plotësisht paratë në shtetet e Gjirit, në mënyrë për të financuar këtë luftë masive dhe blerjen e armëve për të mbajtur ritmin në këtë luftë në të cilën nuk do të ketë fitimtar.
Ai tha se politikanët të cilët nuk janë të vetëdijshëm për kërcënimet e mëdha që rrethojnë vendet e tyre kanë kontribuar masivisht për ndezjen e këtij konflikti.
Khatib kërkoi nga Nasrallah të tërheqë të gjitha trupat e Hezbollahut nga Siria, dhe për të filluar komunikimin me revolucionarët në të gjitha fshatrat, për të siguruar sigurinë për të gjithë.
Ai tha: “Le të shqetësohemi vetëm për një gjë – Për mos humbjen e humanizmit.
/mesazhi/