Operatori i katërt celular në tregun e Maqedonisë, Albafone prej sot filloi me punë.
Dyqani i parë ndodhet në katin e dytë në Qendrën tregtare “Siti Galeri”, ndërsa i dyti në rrugën “Xhon Kenedi” nr.2 kati përdhesë. Në të dy dyqanet do të ndahen nga 1.000 numra falas.
Si distributorë janë angazhuar disa kompani të njohura nga kjo sferë, me ç’rast mundësohet që kompania Albafone të jetë më afër dhe e kapshme për klientët në gjithë rajonin dhe vazhdimisht ta zgjerojë rrjetin e saj që të sigurojë shërbim cilësor.
Një nga qëllimet kryesore të Albafones është që t’u shërbejë shfrytëzuesve.
Albafone do të rritet së bashku me shfrytëzuesit e saj, çdoherë do t’i ndjek dhe zbatojë inovacionet më të reja teknologjike dhe për një kohë të shkurtër do të ofrojë shërbime të reja në treg, njofton kompania./Portalb
Categories