Categories
Lajme

Alenaca Kombëtare: Referendumi në Egjipt, dështim 'spektakolar'

Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e Legjitimitetit ka deklaruar se referendumi për një version të ndryshuar të kushtetutës së vitit 2012 kishte dështuar.
Aleanca vazhdoi të pohonte se referendumi dy-ditor për ndryshim kushtetues, votimi për të cilën përfundoi të mërkurën,  ka “dështuar në mënyrë spektakolare”.
Aleanca, e cila përbëhet nga disa parti dhe grupe islamike kundër grusht shtetit, u kishte bërë thirrje përkrahësve të bojkotojnë referendumin. Grupi vazhdoi të përgëzoj mbështetësit për  “suksesin” e fushatës, të cilën ajo e përshkroi si “histroike”.
“Le të mbajnë referendum të ri në çdo tri ditë, kurrë nuk do të kenë të drejtë për të ndryshuar ndonjë gjë me këto votime”, deklaroi Aleanca.
Gjithashtu, grupi vazhdoi të nxjerrë në pah se komisioni që ka hartuar kushtetutën e Egjiptit në vitin 2012, e cila ishte pezulluar pas rrëzimit të Mursit, ka qenë komision i zgjedhur, ndryshe nga ky i tanishmi për të ndryshuar statusin.
Qeveria e përkohshme e Egjiptit referendumin e sapo përfunduar e sheh si hap për zbatimin e udhërrëfyesit kalimtar të vendsour nga ushtria pas rrëzimit të presidentit të zgjedhur Muhamed Mursi./mesazhi/

Exit mobile version