Me përballjen ndërmjet skuadrave të ‘Shekill O’Nill’-it dhe‘Çarls Barkli’-t, të premten mbrëma ka startuar edicioni i 62-të i All-Star fundjavës në NBA, e cila zhvillohet në Hjuston. Spektatorët patën mundësi të shijojnë basketboll të shkëlqyeshëm, të përcjellë me lëvizje spektakolare nga basketbollistët e rrinjë.
Fitorja i takoi skuadrës së Shekill O’Nillit, që fitoi me rezultat 163:135, ndërsa basketbollist më i mirë i takimit u shpall Kenet Ferid i Denverit, i cili shënoi 40 kosha dhe 10 kërcime. Mbrëmja e yjeve kryesorë të All-Starit në program është në fundjavë.
E ndërkohë, si para hyrje në ndeshjen e mbrëmshme, spektaklit i është bashkangjitur atleti nga Xhamajka, Usein Bolt, i cili pas futbollit, tani tregon shkathtësitë e tij edhe në basketboll. Në ndeshjen All-Star të yjeve të njohura, përveç Boltit, morën pjesë edhe Klajd Derksler, Dikembe Mutombo, si dhe shumë aktorë, këngëtarë, muzicient, e të tjerë.
Categories