Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam realizoi ligjëratën e radhës në kuadër të ciklit të ligjëratave dyjavore.
“Allahu i do ata…” ishte tema të cilën para të pranishmeve e ligjëroi teologeja e mirënjohur Sumeje Peza. Ndër tjerash përmendi: “Dijetarët thonë nëse doni të dini se a jeni të dashur tek Allahu, shikoni me çfarë punë ju ka preokupuar dhe a jeni prej atyre që bëjnë vepra të mira e që largohen nga mëkatet.”
Kjo temë edhe më mirë u elaborua kur teologeja përmendi hadithin :“Allahu i do tre grupe njerëzish por tre të tjerë i do edhe më shumë, i urren tre grupe njerëzish por tre të tjerë i urren edhe më shumë; i do njerëzit e devotshëm por edhe më shumë i do të rinjtë e devotshëm, i do njerëzit bujar por edhe më shumë i do të varfërit bujar, i do njerëzit modest por edhe më shumë i do të pasurit modest. I urren njerëzit e amoralshëm por edhe më shumë i urren pleqtë amoral, i urren njerëzit koprac por edhe më shumë i urren të pasurit koprac, i urren mendjemëdhenjt por edhe më shumë i urren të varfërit mendjemëdhenj.”
Në fund të pranishmet patën hapësirë për të diskutuar dhe për të parashtruar pyetje në lidhje me temën në fjalë.