Ditën e mërkurë, rrjeti gjigand Alxhazira, ka filluar transmetimet e tij edhe në gjuhën turke, për të komunikuar tashmë jo vetëm me 80 milionë qytetarë turq, por edhe me 140 milionë turqisht folës të shpërndarë në Evropë, Ballkan, Kaukaz dhe në Iran. Për ata që nuk e dinë, Teherani zë vendin e dytë pas Stambollit për numrin e turqisht folësve, saqë numri i turqisht folësve në Teheran, ia kalon edhe atyre të Ankarasë.
Me gjithë rivalitetin e madh në fushën e mediave turke, Alxhazira turk do të hyjë shumë shpejt në shtëpitë e qytetarëve turq – shprehet zv drejtori i lajmeve Metin Motan Oglu. Ai shton se Alxhazira turk, përveç të tjerave, gëzon dhe kredibilitet dhe emër të mirë tek qytetarët turq, për shkak të informacionit që ofron kryesisht të rajonit të Lindjes së Mesme, por edhe mbarë botës, tek të cilat nuk mbërrijnë shumica e mediave turke. /ardhmeriaonline/
admin
11 years ago
previous article
Intervistë me shkrimtarin Avni Tafili
next article
Australi: Ministri musliman betohet mbi Kur’an
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago