Categories
Lajme FRI

Amar Murati, pjesëmarrës i projektit Eureka memorizoi Kuranin Famëlartë

Amar Murati nga qyteti i Shkupit, i cili ishte edhe një nga pjesëmarrësit e gjeneratës së parë të projektit Eureka organizuar nga Forumi Rinor Islam, sot më datë 8 mars 2021 me një ceremoni fetare të organizuar nga Myftinia e Shkupit u promovua si hafizi më i ri i qytetit.

Hafizi Amar Murati, është i lindur në vitin 2003, aktualisht nxënës i medresesë Isa Beu në Shkup, mësimin përmendësh të Kuranit e filloi më 31 janar të vitit 2017 dhe e përfundoi më 14 mars të vitit 2019.

Në projektin Eureka i cili synon zhvillimin dhe ngritjen e gjeneratave më të reja sipas parimeve dhe vlerave që çdoherë kanë qenë dobiprurëse dhe dëshmuese për përparim dhe i cili për herë të parë u realizua në vitin 2018, Amari ishte një nga pjesëmarrësit më të dalluar dhe aktiv, me zgjuarsinë dhe elanin e tij mori pjesë në trajnime interaktive, grupe kreative, vizita e aktivitete sportive.

Forumi Rinor Islam përgëzon hafiz Amarin për këtë arritje madhështore dhe lutemi që Allahu i Madhërishëm ta bëjë mbrojtës të denjë të shkronjave të Kuranit dhe jetësues të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version