Prej 7-12 shtator, të rinj 18-30 vjeçarë nga Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Bosnja e Herzegovina u takuan në Beograd, në konferencën “Ambasadorët e rinj të pajtimit-Ejani në Beograd, takoni rajonin”. Aktiviteti në fjalë këtë vit për të pestën herë me rradhë u organizua nga Këshilli i të rinjve për edukim e u finansua nga Ambasada Britaneze.
Pjesëmarrësit patën rastin të dëgjojnë ligjerata nga: Michael Davenport- ambasador i UE në Serbi, Gordan Markotic-ambasador i Kroacisë, Valdet Sadiku- zyrtar ndërlidhës i Kosovës në Serbi, Borislav Stefanovic, Dusan Janjic-analist politik, Marijana Toma- drejtore e Qendrës për të drejtat e njeriut (HLC), Dubravka Stojanevic-profesor historie në Fakultetin Filozofik në Beograd e shumë të tjerë. Temë diskutimi ishte “Integrimi në UE- si mjet për pajtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor” si dhe çështje të ndryshme, si: Të drejtat e njeriut, Historia e Jugosllavisë, Krimet e luftës, Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja Beograd- Prishtinë, Gjyqi Ndërkombëtar i së drejtës, Procesi integrues në UE, Përvojat e Kroacisë gjatë procesit integrues… Ndërkohë vizituan ambasada, Parlamentin dhe Gjykatën për krime lufte.
Në mbyllje Dominic-Haydn Braithwaite -këshilltari rajonal për Konfliktet në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Ambasadës Britanike u ndau certifikata e medalje edhe ambasadorëve të rinj nga RM: Anesa Aliti (Kumanovë), Sanja Bogatinovska (Kumanovë), Daniel Gjokjeski (Shtip), Filip Cvetanovski (Shkup), Kristijan Fidanovski (Shkup).
Categories