Problemi aktual më i madh për Kosovën vazhdon të jetë mosnjohja nga 5 vendet anëtare të BE-së, duke e ditur se kjo komplikon procesin e integrimit të Kosovës në BE. Bën të ditur në një intervistë për gazetën “Zëri” ambasadori britanik, Jan Cliff.
Por ai thotë se edhe një çështje tjetër që në Kosovë duhet të diskutohet janë shqetësimet e njerëzve për rritjen e grupeve radikale islame në vend.
Vetë Cliff tregon se një nga ndryshimet që ai ka vërejtur në Kosovë që nga ardhja, më 20 mars 2011, është se askush nuk kishte folur shumë në lidhje me këtë temë, sepse siç e dimë myslimanët dhe katolikët luftuan së bashku në UÇK, etj.
“Kurse tani të gjithë duket se flasin për këtë temë”. Ai përmend se si, padyshim, islami radikal, edhe nga vendi prej nga Cliff vjen, ka çuar në akte terrorizmi dhe gjithashtu kanë pasur probleme shumë serioze.
“Nga aspekti i mjedisit britanik, problemet duken mjaft të vogla këtu, por jam dakord që është diçka që duhet monitoruar dhe me siguri shumë njerëz janë të shqetësuar në lidhje me këtë”, ka thënë Cliff.
Categories