Dr.Muhamed Musa Esh-Sherif, gazetarë në gazetën “Shoqëria”
Situatën që është duke ndodhur sot në Egjipt, myslimani duhet që ta shikoj nën dritën e disa fakteve në mënyrë që ta qetësojë zemrën e tij dhe ta flladitë gjoksin e tij.
1- Ky është një caktim i Allahut xh.sh e që besimtari duhet që ta pranoj me gjoks të hapur dhe duke mos e kundërshtuar assesi. Allahu xh.sh ka përcaktuar konflikt në me të së vërtetës dhe të pavërtetës deri në Ditën e Gjykimit, e herë pas here shteti do të kaloj nga duart e së vërtetës tek të pavërtetës. Shteti i padrejtë do të jetë për disa orë ndërsa shteti i drejtë do të jetë deri në Ditën e Gjykimit, e kush pajtohet do ta ketë kënaqësinë e Allahut xh.sh e kush hidhërohet do ta meritojë hidhërimin e Tij. Kuptimi i kënaqësisë dhe pajtueshmërisë me vendimet e Allahut xh.sh nuk do të thotë asgjë më shumë se një nënshtrim i plotë ndaj urdhrave të Allahut xh.sh dhe assesi nuk do të thotë përulje, nënshtrim dhe poshtërim para padrejtësisë dhe ndalje nga kundërvënia ndaj saj me të gjitha forcat dhe metodat e mundshme.
2- Ajo që i ndodhi Presidentit Dr. Muhamed Mursit, Allahu xh.sh e ruajtë, me të vërtetë është një padrejtësi e qartë dhe një zullum i padyshimtë ndërsa Allahu xh.sh ia ka bërë obligim vetës së Tij që ta ndihmojë atë që i bëhet padrejtësi dhe ta ndihmojë të përvuajturin edhe nëse na duket që kjo ndihmesë po merr kohë. Allahu xh.sh është Ai që sheh dhe që dëgjon, e Ai është që më së lehti e ndryshon gjendjen e robërve të Tij të sinqertë. Po është e vërtetë se Presidenti Muhamed Mursi ka pas disa gabime sepse kjo është prej natyrës së njeriut por që të gjithë janë të pajtimit se këto gabime nuk e kishin arritën masën që ai të shkarkohet në këtë mënyrë.
3- Ata të cilët u gëzuan dhe festuan për tërë këtë që ndodhi mund të i ndajmë në disa grupe:
a) Një grup prej të devotshmëve dhe të sinqertëve të cilët janë në një pavetëdije dhe në një padijeni të plotë rreth asaj që po ndodhë. Këta nuk e dinë mirë rrezikun dhe pasojat që do ti bartin për rënien e presidentit sepse në ta ka një injorancë të qartë në kuptimin e tërë kësaj andaj e lusim Allahun xh.sh që të bëjë udhëzimin e tyre.
b) Një grup i madh i banditëve të cilët e shesin fenë e tyre për një grusht qindarkash e këta janë adhurues te të gjithë atyre që paguajnë. Për këtë grup dhe shembuj të tyre nuk ia vlen as që ta lodhim vetën që të merremi me ta pasi që këta janë më të nënçmuar dhe me të poshtëruar sesa lodhja jonë.
c) Këta janë një grup i madh i anëtarëve dhe pasuesve të Partisë Kombëtare, e që këta janë shkatërruesit në tokë së bashku me disa pasues të tyre prej gazetarëve, gjyqtarëve, ushtarakëve, oficerëve policorë, punëtorëve e të ngjashëm me ta. E këtyre u themi se: Prisni pak se do të ju mjaftoj juve turpi dhe poshtërimi për qëndrimet tuaja të padrejta dhe për përkrahjen e padrejtësisë kundër drejtësisë. E ju e dini mirë dhe jeni shumë të sigurt se kush është i padrejtë e kush është i drejtë por a thua po mendoni se Allahu xh.sh nuk është në dijeni për kurthet tuaja dhe për planet që i bëni natën e ditën?. Ju duhet të qani sepse Allahu xh.sh është në dijeni të plotë dhe se juve do të ju kaplojë një dënim i dhimbshëm. Ju mund të qeshni për pak kohë por mos harroni assesi se për të padrejtët rrotullohet kjo botë dhe se këtë do ta kuptoni pas një kohe sepse:’’ Me të vërtetë Allahu xh.sh nuk i udhëzon kurthet e tradhtarëve ‘’.
d) Disa njerëz dhe shtete të cilët e shfaqën gëzimin dhe përkrahjen e tyre për tërë atë që ndodhi duke u pozicionuar në anën e padrejtësisë dhe duke e ndihmuar atë në të gjitha format. Për këta themi se: A thua e keni siguruar, edhe pse po qëndroni dhe po e përkrahni të pavërtetën, se Allahu xh.sh nuk do të hakmerret ndaj jush dhe nuk do të ju bëjë mësim për të tjerët?. Ndërsa në lidhje me këtë i Dërguari s.a.v.s ka thënë:’’ Me të vërtetë Allahu xh.sh i jep hapësirë tiranëve por nëse u kundërvihet atëherë nuk do të ketë më shpëtim ‘’.
4- Ndërsa vëllezërit tanë të devotshëm dhe të sinqertë të Egjiptit që janë duke protestuar për rreth xhamisë Rabiah dhe jashtë saj, u themi që të kenë durim dhe të mos lejojnë të ndodhë ndonjë lajthitje duke u zhytur në gjak dhe në përleshje sepse ky është qëllimi final që kanë armiqtë e Islamit dhe armiqtë tuaj. Tubohuni rreth dijetarëve dhe prijësve tuaj dhe këshillohuni me ta për hapat që do të ndërmerrni në vazhdimin e rrugës tuaj dhe assesi mos lejoni që të bini nën ndikimin e ndjenjave dhe emocioneve duke mos iu referuar sheriatit dhe mendjeve të ndritura.
5- Ndërsa për të sinqertit anë e kënd botës, e të cilët arrijnë në qindra milion. Për të gjithë ata që janë hidhëruar dhe janë mërzitur për këtë çka po ndodhë, atyre ju themi se: Ruajeni optimizmin tuaj dhe shpirtin tuaj të ngritur dhe assesi mos lejoni që të poshtëroheni dhe të përuleni e të ndaloni nga thirrja në rrugën e Allahut xh.sh dhe fenë e Tij sepse nëse kjo ndodhë atëherë kjo është ajo që pretendojnë të arrijnë armiqtë e Islamit. Atëherë le ta tradhtojmë pretendimin e tyre dhe dijeni se përfundimi ju takon vetëm të devotshmëve. Mos harroni se sa ishin sprovuar të parët tanë, ndërsa Allahu xh.sh në lidhje me këtë thotë se:’’ E sa pejgamberë pati që së bashku me të luftuan turma të mëdha besimtarësh dhe për atë që i goditi në rrugën e All-llahut, ata nuk u dobësuan dhe as nuk u përulën. All-llahu i do durimtarët.