Kemi dyshuar në kualitetet e djemve të panjohur të kombëtares së Kosovës të cilët luajtën të mërkurën në ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare në stadiumin “Adem Jashari” dhe kjo është e pamohueshme. Por, do të gabojmë nëse vazhdojmë ta bëjmë këtë.

 
Ai kontrolloi mesfushën dhe as dy-tri haitianë nuk i bënin problem që ta bënte këtë.
Anel Rashkaj mori të gjithë vëmendjen e tifozëve dhe shikuesve nga televizioni për pasimet e tij, kontrollimin e topit dhe prekjet e tij, që e bënin atë të pakontestueshëm në pozitën ku luan.
Andel Rashkaj, i cili luan për ekipin norvegjez Sandnes Ulf deri të mërkurën ka qenë një lojtar i panjohur për të gjithë adhuruesit shqitparë të futbollit, për faktin se askush nuk e përcjell kampionatin norvegjez.
Por, më poshtë keni një video të 24 vjeçarit e cila flet më shumë për kualitetet e tij dhe për faktin se me plot të drejtë mund të quhet Zinedine Zidane i Kosovës. /Telegrafi/