Categories
Lajme FRI

Anelka preferon konferencën islamike, para klubit të ri

Sulmuesi i njohur francez, Nicolas Anelka e kë më të rëndësishme fenë e tij, se sa karrierën si futbollist.

Atletico Mineiro ka bërë të ditur se nuk do ta transferojë Nicolas Anelkan, sepse ky i fundit nuk ka udhëtuar në Brazil ashtu siç ishte paraparë.

Drejtori i klubit brazilian, Eduardo Maluf, kishte pritur që francezi të udhëtonte drejt klubit të ri ditën e hënë, mirëpo agjenti i lojtarit e ka informuar se ai nuk mund të shkonte deri në fund të javës.
Në ndërkohë, 35-vjeçari është fotografuar të martën në Kuvajt duke marrë pjesë në një eveniment të organizuar nga Ministria për Ndihmë Religjioze dhe Çështje Islamike – konferenca e katërt e të rinjve.
Dhe siç duket, shefat e Atletico Mineiros nuk kanë pasur durim për këtë veprim të lojtarit që ka bartur fanellat e shumë klubeve, si Manchester City, Chelsea, Arsenal, Real Madrid e Juventus.

“Ne kishim arritur marrëveshje me Anelkan, por ai nuk respektoi rregullat e marrëveshjes, kështu që marrëveshja nuk është valide”, ka thënë drejtori i skuadrës braziliane.
Për më keq, në dyqanet sportive në Brazil, fanelat e Anelkas kishin filluar të shiten.
Anelka është pa klub qëkur West Bromwich Albion e shkarkoi nga puna në muajin mars, pasi ai u suspendua për pesë ndeshje për një festim, siç u tha, me elemente racore.
Ai u suspendua me dyshimin e bërjes së gjestit anti-semetik, ‘quenelle’.

Exit mobile version