Forumi Rinor Islam, me aktivistët dhe anëtarët, këtë verë realizoi kamp veror në Silivri, Republika e Turqisë.
Gjatë 4 ditëve të cilat të rinjtë tanë ishin në këtë kamp, ato patën mundësi, përveç tjerash, nga afër të njihen me muzetë historik: Topkapı, Dolmabahçe, Beylerbeyi; xhamitë: e Taksimit, Aya Sofia, Çamllëxha e Eyupsultan.
Pjesë e rëndësishme e këtij kampi ishte edhe vizita e organizatës Insan Medeniyeti ve Hareketi dhe Fondacionit Maarif, ku informuan grupën e FRI për aktivitetet e tyre.
Duke qenë të vetëdijëshëm që këto kampe realizohen me një qëllim shumë fisnik, vllazërimin dhe afrimin e të rinjëve që e gjejnë veten në misionin fisnik të fesë, jemi të bindur se ato janë shumë efikase për mbështetjen morale të aktivistve tanë dhe për mbledhjen e forcave dhe përvojave të reja që do të jetë të duhura për të ardhmen e tyre.