Categories
Lajme FRI Lajmerime

Anëtari i FRI-së zgjedhet anëtar i bordit ekzekutiv të FEMYSO-s

Më 22 qershor të këtij viti në Bruksel të Belgjikës u mbajt Asamblea Gjenerale e 17-ta me radhë e Forumit të Organizatave Rinore Studentore Muslimane në Evropë (FEMYSO).
Gjatë këtij takimi që u zhvillua me moton “Strategjitë për organizatat muslimanë në ballafaqimin me recesionin ekonomik dhe rritja e vazhdueshme e ekstremit të djathtë” u zgjodh edhe bordi ekzekutiv i kësaj organizate prestigjioze që përbëhet prej 33 organizatave anëtare nga e gjithë Evropa.
Ajo që e bën më të rëndësishëm këtë takim është fakti se pas një pauze dyvjeçare këtë organizatë anëtar i bordit ekzekutiv do të jetë edhe një shqiptar nga Maqedonia. Bëhet fjalë për Berat Limanin, nga Kumanova anëtar i Forumit Rinor Islam, që është organizatë anëtare e plotfuqishme në FEMYSO.
Berat Limani është anëtari i dytë nga Maqedonia që zhgjedhet në bordin ekzekutiv, pas Sali Shahsivarit që gjithashtu ka përfaqësuar FRI-në në këtë subjekt.
Veç kësaj, Asambleja zgjodhi edhe presidentin e ri, për mandatin dyvjeçar 2013-2015, e ajo do të jetë Intissar Kherigi nga Britania e Madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version