Me rastin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen ditën e diel, 24 mars 2013, Forumi Rinor Islam, apelon deri te të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetutare dhe qytetare të votës së lirë dhe me vetëdije të lartë të votojnë për kandidatët për kryetarë komune dhe këshilltarë komunal që ata mendojnë se janë më të dobishëm për vendbanimet ku jetojnë.
Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe muslimanë në Republikën e Maqedonisë, që masovikisht të dalin në zgjedhje me qëllim të përkahjes së kandidatëve që në mandatin e ardhshëm katërvjeçarë do të ruajnë dhe avancojnë interesant tona të përbashkëta fetare dhe kombëtare.
Në këtë rast, urojmë që këto zgjedhje të kalojnë qetë dhe në mënyrë demokratike ku popullata të dëshmojë qytetari dhe nivel të lartë të vetëdijes.
Ju bëjmë thirrje partive politike dhe gjitha subjekteve të involvuara në procesin zgjedhorë që të jenë në nivel të detyrës duke bërë tentimet maksimale që zgjedhjet të jenë të qeta, demokratike dhe pa incidente.
 Zyra për marëdhënie me publikun pranë FRI-së