Categories
Lajme FRI

Aplikacioni RoomScan vizaton planin e dhomës me anë të iPhone

Në qoftë se keni qenë ndonjëherë në një situatë ku ju është dashur të bëni planin e dyshemesë ose të krijoni dimensionet e dhomës atëherë ju do ta vlerësoni atë çka RoomScan do të bëjë për ju.
Ky aplikacion i thjeshtë mund të vizatojë një plan të tillë për një minutë. RoomScan ka disa sensorë të zërit të cilët ju udhëzojnë se çfarë duhet të bëni. Ju thjesht duhet të vendosni telefonin në mur, prisni derisa të lëshojë një tingull dhe ta vendosni tek një mur tjetër. Ju duhet ta lëvizni telefonin me kujdes që të mund të regjistrojë të gjithë pjesët e mureve të shtëpisë.
RoomScan ruan të dhënat e regjistruara dhe do të vizatojë planin e shtëpisë. Kur të keni mbaruar, ai do të bëjë disa përmirësime dhe do t’ju ofrojë një imazh të fundit. Përdorimi fillestar mund të shkaktojë nervozizëm, sepse lëvizja e shpejtë e telefonit mund të ndiqet me dështim të aplikacionit. Aplikacioni mund të shkarkohet pa pagesë në iTunes, por lidhet vetëm me pajisjet Apple, dhe gjithashtu kërkon që këto pajisje të përdorin sistemin operativ iOS 7, ose më lartë.

Exit mobile version