Akademia ushtarake ‘Gjeneral Mihajllo Apostollski’-Shkup, ka shpallur konkurs për trajnim të pilotëve.
Të interesuarit kanë afat deri në fund të muajit për konkurrim, ndërsa do të pranohen vetëm tetë persona.
‘Akademia ushtarake ka nevojë për tetë dëgjues të cilët do të përgatiten profesionalisht për llojin aviacion për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë. Përgatitjet profesionale do të zgjasin 18 muaj’ kumtojnë nga Akademia ushtarake.
Të drejtë konkurimi kanë të gjithë shtetasit e Maqedonisë, të cilët kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve respektivisht të kenë së paku 180 kredi, të mos jenë më të moshuar se 28 vjet, dhe të jenë të aftë psiko-fizikisht. Ndërsa relevancë do të kenë ata që studimet i kanë kryer jashtë vendit.
Rangimin e kandidatëve do ta bëjë komisioni i konkursit.
Konkursi është shpallur më 2 maj, ndërsa të drejtë konkurimi keni edhe 30 ditë pas shpalljes së tij./Portalb
Categories