Arabia Saudite është e vendosur për të goditur lëvizjen më të madhe islame, Vëllazërinë Myslimane, duke marrë kështu një vendim të ngjashëm me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Autoritetet e sigurisë saudite kanë arrestuar tashmë mbi 90 anëtarë të Vëllazërisë.
Gazeta saudite Al- Watan, e cila ka lidhje të afërta me pushtetin, ka publikuar një raport të detajuar, ku pretendojnë të njollosin Lëvizjen e Vëllazërisë.
El Watan konfirmon edhe një herë se Arabia Saudite ka nisur një fushatë kundër Vëllazërisë, të ngjashme me atë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Shumë arrestime kanë ndodhur tashmë , dhe shumë të punësuar janë larguar nga vendi i punës për shkak të bindjeve të tyre politike.
Vlen të përmendet se Arabia Saudite është konsideruar si përkrahës i madh i grushtit ushtarak të Egjiptit, që përmbysi një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike. Kjo qeveri e kryesuar nga Vëllazëria Myslimane, u rrëzua përmes një grushti të dhunshëm ushtarak, që shkaktoi mbi 3000 viktima dhe mbi 30.000 arrestime të aktivistëve të Vëllazërisë. Sipas disa raporteve, shefi i Inteligjencës Saudite, princi Bandar bin Sultan, ishte pas operacionit të Abdul Fatah Al- Sisit, i cili shpërndau me dhunë dhe masakra tubimet në sheshet Rabaa Al- Adevija dhe Al- Nahda. /mesazhi/
Categories