Agjencioni zyrtar jordanez i lajmeve ‘Petra’, raporton për një aktivitet ndihmues që bëri Mbretëria e Arabis Sauidte të mërkurën e kaluar. Sipas agjencionit në fjalë, thuhet se Mbretëria e Arabisë Saudite ka sjellur rreth 1000 shtëpi të vogla lëvizëse për refugjatët sirianë të cilët, që nga fillimi i trazirave ne siri kanë kaluar ne teritorin e mbretërisë Jordaneze në pjesën veriore të saj.
Sipas një përgjegjësi saudian për transportin e këtyre shtëpive, 150 mijë persona refugjatë do të kenë mundësi që të strehohen në to.
Gjithashtu ai vërtetoi se edhe ne dhjetë muajt e kaluar ata i kanë ndihmuar vëllezërit e tyre sirian që ndodhen refugjat në Jordani me 300 milion rijal të saudisë, duke përfshi ushqimet e ndryshme dhe tesha për veshje.
Ai tha se edhe në të ardhmen do të kenë kësilloj aktivitetesh për vëllezërit e tyre sirian.
Burimi: http://www.ahrarpress.com
Categories