Nuk e ka përjetuar fundin ndeshja e balotazhit përmes Dritës dhe Euromlikut e vlefshme për kompletimin e Ligës së Parë të futbollit vendor nuk ka pritur fundin e saj, pasi në minutën e 69 skuadra e Dritës ka lëshuar terrenin e pakënaqur nga ndarja e drejtësisë nga treshja e arbitrave në krye me Dalibor Gjeorgjieskin nga Kumanova.
Ndërprerja ka ardhur në minutën e 69 kur referi kryesor i takimit Gjeorgjieski mezi priti të referojë penalti të dyshimtë për Euromlikun dhe karton të kuq për portierin e Dritës, Mustafa. Kanë qenë të pamjaftueshme protestat nga tabori i Dritës, të cilët morën edhe një tjetër karton të kuq me Xhaferin që u përjashtua si rezultat i protestave, para se të vendosin që të tërheqin ekipin drejt zhveshtoreve. Pasi pritën kohën që parasheh rregullorja, arbitrat treguan fundin e ndeshjes, e cila mbetet të zgjidhet në tavolinë.
“Kjo që ndodhi është turp i madh për futbollin e Maqedonisë. Një muaj më parë flitej se ne patjetër të biem nga liga, ndërsa në momentin kur pamë se kush do të referojë në këtë përballje sikur parandiemë se gjërat do të shkojnë në këtë drejtim. Arbitrat që në fillim bënë me dije se janë kundër neve duke na dëmtuar me disa vendime të padrejta. Momenti i penaltisë ishte kulmi i sulmit ndaj neve, pasi në atë moment pranë rezultatit 2:3 skuadra jonë mori iniciativën, ishte vetëm në pyetje momenti kur do të barazonim dhe më pas do të kërkonim fitoren, pasi kundërshtari u tërhoq në pjesën e vet dhe ishte evident dallimi në cilësi që Drita kishte në këtë përballje. Mirëpo arbitri nuk lejoi që të rikthehemi, duke bërë atë skenar të turpshëm që solli deri të ndërprerja. Kjo që ndodhi nuk do të mbyllet me kaq, pasi ne planifikojmë të ankohemi deri në instancat më të larta dhe për këtë ngjarje nëse është nevoja do të njoftohen edhe UEFA dhe FIFA. Ne nuk e lëmë me kaq”, është shprehur me nervozë nga ngjarjet e ndodhura në Ship, presidenti i Dritës, Abedin Aliti.
Sa i përket ndeshjes, bogovinasit në fillim nuk u gjetën mirë, pasi kundërshtari aplikonte lojë të ashpër. Një gabim në minutën e 11-të mundësoi që Pandovski të shënojë për epërsi të Euromilkut, ndërsa i njëjti futbollist në fund të pjesës së parë realizoi për 2:0. Starti i pjesës së dytë solli dominim të bogovinasve që arritën të shënojnë për 1:2 me anë të Xhaferit, mirëpo një minutë më vonë Mickov realizon për 1:3. Nga ky moment në teren ekzistonte vetëm një skuadër, me Dritën që në secilin aksion kishte mundësi serioze shënimi. Ardian Nuhiu në minutën e 64 shënoi për 2:3 dhe Drita u vu në ndjekje të barazimit, por një gjë të tillë nuk lejuan arbitrat që realizuan skenarin e tyre për dëmtim drastik të ekipit shqiptar në minutën e 73-të. Portieri Mustafa dëbon një top në hyrje të zonës, ndërsa edhe pse topi u kthye në fushë nga gardiani i Dritës dhe më pas futbollisti i Euromilkut hyri në duel, arbitri Gjorgjiovski sikur mezi priti këtë duel për të treguar penalti dhe karton të kuq për Mustafan.
Pas protestave referi kuj arrinte i tregonte të kuq dhe si pasojë ndeshja u ndërpre. Tani duhet pritet cili do të jetë epilogu i këtij takimi për të cilin do të vendosin organet kompetente të FFM-së, mirëpo këta ngjarje hapin shumë polemika në lidhje me rregullsinë e këtij kampionati. Në sfidën tjetër të balotazhit, Pelisteri me një gol të Dimitrovskit ka mundur 1:0 Skopjen, duke ruajtur statusin në Ligën e Parë.