Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ashtu siç kishte paralajmëruar ka dalë në një konferencë të posaçme për shtyp për të bërë publik vendimin e Shqipërisë lidhur kërkesën për të asgjësimin e armëve kimike të Sirisë.
“Po në parim jemi të gatshëm. Por nuk kemi asnjë kapacitet të brendshëm. Gjithçka lidhet me transportin, ekspertizën dhe teknologjinë duhet të marrin përsipër vendet e tjera”, deklaroi Rama.
“Shqipëria ka 31 zona të armëve kimike, të trashëguar, që nuk plasin çdo ditë, por vrasin nga dalë”, ka nënvizuar kreu i qeverisë.
Raportet e pakonfirmuara se, Shqipëria mund të merrte për të shkatërruar armët kimike të Sirisë provokoi protesta në Tiranë. Qindra qytetarë kanë protestuar për disa ditë duke thirrur “Jo armëve kimike”.
Shqipëria shihej si një vend i mundshëm dhe agjencia e lajmeve “Reuters”, raporton se, bisedimet me Shqipërinë kishin shkuar në “nivel teknik”.
Tashmë, Francë shihet si vend alternativ për shkatërrimin e 1 mijë ton armë kimike të Sirisë. Norvegjia është shprehur se do të dërgojë një anije dhe një flotë detare në portin e Sirisë për të transportuar arsenalin në vendin ku do të kryhet asgjësimi i tyre. Ky vend refuzoi ta kryej këtë proces në territorin e tij për mungesë ekspertize.