Gjatë aterimit me aeroplanin e tij privat, në Londër është arrestuar pronari i kompanisë gjigande të Indisë “Sahara Group”, Subrata Roj. Siç njoftojnë mediat maqedonase në aeroportin Hitrou, policia sekrete e Anglisë, MI-6, e ka arrestuar miliarderin e Inidisë, i cili akuzohet se ka manipuluar me para dhe me tatime në shtetin e tij.
Arrestimi është bërë me urdhër të qeverisë së Indisë për shkak të manipulimit të 3.6 miliardë dollarëve në kuadër të piramidës së tij të kursimeve në Indi.
Subrata Roj për Maqedoninë është i njohur si biznesmeni i cili kishte premtuar se do të investojë shumë gjëra, duke theksuar se Ohrin do ta bëjë një Las Vegas me kazino dhe me hotele luksoze, pastaj në Shkup do të ndërtojë përmendoren e Nënë Terezës etj.
Nga ana tjetër kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe ministri i financave Zoran Stavrevski bashkëpunimin dhe bindjen që ai të investonte në Maqedoni e kishin konsideruar si një prej fitoreve më të mëdha ekonomike.
Pas arrestimit të Subrata Roj, janë nën dyshim të madh të gjitha premtimet për investime në Maqedoni.
Categories