Izraeli dhe Turqia arritën marrëveshje për të vrarët turq në anijen turke “Mavi Marmara”, e cila ishte pjesë e flotës së anijeve pro-palestineze, të mbushura me aktivistë që ishin kundër bllokimit të territorit palestinez në Rripin e Gazës.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nuk dha detaje për marrëveshjen e sotme, duke shtuar se ka nevojë për “precizim të disa çështjeve”.
Izraeli dhe Turqia, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara mundohen që t’i rindërtojnë marrëdhëniet diplomatike, të cilat u prishën në vitin 2010, kur komandosët izraelitë vranë tetë turq dhe një amerikan me prejardhje turke.
Izraeli i kërkoi falje Turqisë dhe u pajtua që të paguajë kompensim për të vrarët. /Portalb
Categories