Autore: Afia R Fitriati
Që nga ‘pushtimi’ i Mont Everestit e deri te garat e “Masterchief Kitchen”, gratë muslimane në mbarë botën i shfaqën shkëlqyeshëm talentet e tyre edhe gjatë 2013-s.
Në janar, Halime Jakub u bë kryetarja e parë e kuvendit të Singapurit. Po këtë muaj, Dr. Emel Abdullah El Kubejsi u bë 4gruaja e parë që kryesoi séancën e një dhome të kuvendit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Disa muaj më vonë, në prill, parlamenti Australian fitoi deputeten e parë muslimane kur Dr. Mihrin Faruki u emërua deputete e Partisë së Gjelbër.
Regjizorja Hajfa Mensur krijoi “Wedxhde”-n, filmi i parë nga vendet e Gjirit që konkuroi për Çmim Akademik. Në maj, alpinistja Rehe Muherek u bë gruaja e parë saudite që u ngjit në Mont Everest. “Jam e para, por shpresoj të mos jem e fundit”, pati deklaruar ajo.
Për disa gra, tejkalimi i sfidave ka marrë kuptimin përpjekjes për marrjen e udhëheqjes së shtetit, si në Senegal, për të tjera kjo ka pasur domethënien e të protestuarit për një kauzë, ngjitjes në skenë, zbulimit të diçkaje interesante, ose edhe themelimin e një lloji të ri biznesi .
Përmes aftësive të saja kuzhinierike, Emine Shefej ka frymëzuar shumë njerëz – muslimanë dhe jomuslimanë – që të krenohen me trashëgiminë e tyre kulturore. Në Afganistan, Shemsia Husejni frymëzon studentët e saj dhe shumë njerëz të tjerë në mbarë globin pasi i mbijetoi një sulmi acidik.
Ndërsa guximi merr një kuptim krejtësisht të ri për Esme Husejn, bashkëshorti i së cilës u vra gjatë protestave në Egjipt. Një vajzë e re jeta e së cilës është ngjyer me dhunë është Malala Jusfazei, e cila vazhdon të frymëzojë shumë njerëz.
Pavarësisht asaj nëse arritjet e tyre shfaqen në media ose jo, gratë muslimane janë heroina të llojit të tyre. E, gjatë 2014 të vendosim të shfaqim edhe më shumë guxim dhe kurajo, të shfaqim dhembshuri dhe falje për të gjithë njerëzit. Sepse, edhe nëse qëllimet tona mund të jenë të ndryshme, ne të gjithë e kemi pasionin e njejtë – mundohemi të bëhemi qenie sa më të mira njerëzore.
Categories