Bajerni i Mynihut është çerekfinalisti i radhës në Ligën e Kampionëve, pasi eliminoi Arsenalin në fazën e 1/8-ve.
Në sfidën e kthimit është Arsenali që fiton 2-0 në “Alianc Arena”, por bavarezët festojnë falë suksesit 3-1 në sfidën e parë luajtur në “Emirates”.
Skuadra e Vengerit e nis mirë sfidën me golin e Zhirudit që në minutën e tretë, por goli i dytë, që mund ta kishte vënë në vështirësi Bajernin, erdhi tepër vonë.
Goli i Koshielnit pesë minuta nga fundi i kohës së rregullt nuk i bëri punë Arsenalit, që edhe këtë vit duhet të paguajë gabimet e sfidës së parë.
Kështu, Bajerni i bashkohet në “G8” Juventusit, PSG-së, Dortmundit, Realit, Barcelonës, Malagës dhe Gallatasarajit.
/Start/