Në vitin 1917, është bërë një propozim sipas të cilit, Britania duhej të ndihmonte hebrenjtë që të ndërtojnë shtetin e tyre në lindje të Arabisë Saudite, një nga rajonet më të mëdha të këtij shteti sot. Ky rajon njihet me emrin “Ihsa”. Propozimi i është dërguar ambasadorit britanik në Paris dhe një ndër pikat më të rëndësishme, është dërgimi i një brigade prej 120 mijë trupash çifute, të cilët do të kalojnë nga Bahrejni për në Ihsa, me 430.000 km/2, duke e shpallur atë shtet hebraik.
Kjo letër është nxjerrë për herë të parë nga biblioteka britanike dhe është publikuar para tre ditësh në faqen elektronike. Letra është shkruar me makinë shkrimi dhe është shumë e qartë. Dërguesi i saj është një hebre rus i cili ishte një i njohur i ambasadorit britanik në Paris, por që tani është një person misterioz, si dhe emri i tij: M. L Roseshtain.
Plani i përgatitur nga Roseshtain dhe që ceket qartë në letër, është i tillë që forcat luftarake hebraike të sulmojnë rajonin e Ihsa, ta vënë në kontrollin total të tyre dhe pastaj të deklarojnë ngritjen e shtetit hebraik. Sipas tij, nëse ndodh ndonjë përleshje dhe luftë me forcat osmane të instaluara në Gadishullin Arabik, forcat aleate do të ndërhyjnë dhe ti japin fund.
Tre javë më pas, ambasadorit britanik në Paris i vjen përgjigje nga ministri i jashtëm, në të cilën ai e falënderon Roseshtain për sugjerimin, por që qeveria e mbretëreshës shpreh keqardhjen për pamundësinë e zbatimit të tij.