Specialistët e Ministrive motra të Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës i kanë mbrojtur tekstet e historisë nga ambasada e Turqisë si trimat e Skënderbeut motit kështjellat e Arbërisë. Raporton

Historia e përbashkët do të hartohet vetëm nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, pa lejuar asnjë ndërhyrje nga faktorë të jashtëm. Kjo është përgjigjja që Ministria e Arsimit në Shqipëri dhe ajo e Kosovës i kanë dhënë ambasadës turke. Kështu, shkresa e shtetit turk në adresë të Ministrisë së Kosovës, për dijeni të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë nuk është marrë në konsideratë nga asnjë palë.
Edhe pse propozimi i ambasadës turke për mospërdorimin e termave të rëndë për periudhën e pushtimit turk në vend, ishte miqësor, MASH i është kundërpërgjigjur negativisht. Burime në Ministrinë e Arsimit sqarojnë për gazetën “Shqip” se vetëm pak ditë më parë i kanë kthyer përgjigje zyrtare ambasadës turke, ku i shkruajnë se nuk do të lejojnë të fshihet asnjë pjesë nga ngjarjet historike që ka përjetuar vendi, qofshin edhe copëza të pushtimit turk.
Kujtojmë këtu se nuk ka patur asnjë kërkesë për fshirje të ndonjë ngajrjeje të historisë, sic lë të kuptohet artikulli e kjo deklaratë e MASH, por kërkesë që të adresohen epitetete të rënda ngarkuara dhe terma që janë cështje të hapura për interpretim në historiografi. Në fjalët e MASH:
“Dikur shtete armike, sot shtete mike. E megjithatë fati që marrëdhëniet tona me shtetin turk janë të mira, nuk do të thotë që ne duhet të tregohemi të padrejtë për të fshirë ngjarjet historike në tekstin e historisë së përbashkët Shqipëri-Kosovë. Apo të zbusim gjuhën e përdorur, për të mos nxitur urrejtje, por nga ana tjetër, duke shtrembëruar faktet. E pritëm me kënaqësi kërkesën e ambasadës turke, por gjykojmë se vendimi për hartimin e përbashkët të këtij teksti i takon vetëm Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës”
Në të njëjtin debat këto ditë edhe Ramush Haredinaj, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, raportohet të ketë thënë në një takim me student në Kosovë se:

“Unë s’jam, që kurrë, askush edhe Zoti në koftë që prej atje me ardhë neve me na ndërrua gjërat tona. Sot e ndërrojmë për njërin, nesër për tjetrin, e nuk dihet më se çka mbesim. Ne jemi ky populli që jemi. Jemi këta njerëz që jemi. E kemi këtë histori dhe ndryshimet nuk duhet me i lejuar”

Z. Haredinaj mund të ketë idetë e tij për veprimin e Zotit në kohë dhe Ministritë e Arsimit idetë e tyre për paprekshmërinë e termave, por, në realitet, termat e kaluarës jo aq të largët sa Perandoria Osmane në fakt janë lehtësisht të ndryshueshme si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri.

:Kemi postuar më parë të dhënta e sjella nga një artikull në Jeta ne Kosovë ku thuhet se

Turqia nuk është e vetmja që nën parullën e vëllazërisë turko-kosovare i sugjeron Kosovës ndryshimin e paragrafëve dhe shprehjeve në librat e historisë në raport me Perandorinë Osmane.
Para saj ishte Këshilli i Europës që nën sloganin e integrimit e kishte udhëzuar Ministrinë Arsimit të ndryshonte fjalë e shprehje në raport me Serbinë dhe serbët.
Dhjetë vjet më parë, në vitin 2003, një komision tjetër i MASHT-it kishte rishikuar shprehje e paragrafë të këtyre librave.
Atëherë vendi kishte katër vjet nga lufta me Serbinë. Nga rishikimet e bëra në atë kohë del se “Serbia nuk pushtoi Kosovën”, por këtë e bëri pushteti i saj. Ky pushtet nuk erdhi me “ushtri”.
Nga rishikimet del se nuk ka pasur “rritje të represionit serb ndaj shqiptarëve”. Çfarë ka pasur ishte “rritja e represionit shtetëror ndaj shqiptarëve”.
Këto janë disa nga ndryshimet në librat e historisë më të cilat për dhjet vjet, nga viti 2003, kanë mësuar nxënësit shqiptarë të Kosovës.
Edhe atëherë rishikimet ishin bërë nga një komision profesional, i ngjashëm me këtë të fundit të krijuar për periudhën e Perandorisë Osmane.
Gazeta Jeta në Kosovë ka siguruar dokumente që vërtetojnë se në vitin 2003 është rekomanduar rishikimi i librave të historisë së klasave të 4, 8, ajo e Popullit Shqiptar për Shkollat e Mesme, Historia e vitit të tretë Gjimnaz dhe Historia e Popullit Shqiptar për vitin e dytë të Shkollave Profesionale.
Më 31 mars 2003, komisioni në përbërje të akademik Jusuf Bajraktarit, profesor doktor Emine Arifi-Bakallit dhe profesor Frashër Demajt, i kishte dërguar Ministrisë së Arsimit propozim-rekomandimet  me ndryshime.
Komisioni në atë kohë kishte propozuar që fjalët “pushtuesi serb” të zëvendësoheshin me “pushteti”.
Në vend të “serb” është vendosur “shtetëror” kur flitet për intitucione, shprehja “antiserbe” është fshirë, ndërsa fjali të tipit “rritja e represionit serb ndaj shqiptarëve” është zëvendësuar me fjalinë “rritja e represionit shtetëror ndaj shqiptarëve”.
Në librin e Historisë të klasës së 8-të, fjalën “serbe”, komisioni e kishte shndërruar në “jugosllave” kurse në Librin e Historisë së Popullit Shqiptar për Shkollat e Mesme, fjalia “të pushtimit serb” është fshirë.
Në librat e Historisë për vitin e tretë gjimnaz, janë fshirë fjalët “serb”  dhe “ushtria serbe”, kurse pjesa “Lufta e shqiptarëve në Jugosllavi për barazi dhe të drejta kombëtare”, me arsyetimin se ka shumë gabime profesionale, është rekomanduar të hiqet tërësisht.
I njëjti rekomandim është dhënë edhe për Historinë e Vitit të dytë për Shkollat Profesionale ku kapitulli “Lufta për çlirimin e Kosovës”, është propozuar të fshihet tërësisht për shkak të shumë gabimeve.
Ndryshie të ngajshme janë bërë në tekstet shkollore në Shqipëri pasuar kërkesa të ngjashme të shtetit grek.
Atë që z. Haradinaj mendon se nuk e ndryshon as Zoti e kanë ndryshuar në fakt Ministritë e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës edhe për ngjarje ku ka ende dëshmitarë që janë gjallë./ezani/