Arsimtarë dhe profesor sërish kanë ngritur alarmin. E-ditarët vazhdojnë të mbeten temë negative diskutimi, ata kanë përplotë probleme, ua marrin gjithë kohën, dhe si përfundim të gjitha evidencat që i bëjnë gjatë ditës në fund fshihen.
Puntorie Muça Ziba, shkrimtare dhe arsimtare e gjuhës dhe letërsisë shqipe, madje deri tek Ministria për Arsim dhe Shkencë ka nisur një letër të hapur përplot ankesa.
‘Besoni që sot tërë ditën jam përpjekur unë dhe disa kolege të mia të bëjmë punën që na keni obliguar, por nisi havazi i vjetër, ne kurrsesi nuk mund të punojmë në E-ditarin. Fshihen si me fshesë orët që sapo i shkruajmë. Nxihet faqja ku i shkruajmë notat dhe bllokohet. Këto probleme dhe shumë tjera të ngjajshme, na fusin në një konfuzion, në një lodhje psikike, sa që vërtet pas kësaj shtrydhjeje nuk e di se çka mund të mbetet për kontributin që duhet ta japim për përgaditjen dhe edukimin e gjeneratave të reja. Të nderuar, ne punojmë nga 12 orë në ditë. I tërë ky kaos elektronik na stërlodh dhe na merr shumë kohë. Ju lutem mos ia hidhni fajin njëri tjetrit por merreni pak me përgjegjësi morale dhe etike këtë problem. Kësaj pune i vjen era diskriminim, era haraç dhe po degradohet dhe po dëmtohet pjesa më e brishtë e një shoqërie: ARSIMI , vëllezër e motra’ thotë Muça Ziba.
‘Kemi probleme nga më të ndryshmet, pik së pari gjatë regjistrimit të kolegëve të ri në ditarin elektronik nga ana e administratorëve, puna shkon shumë ngadal. Pastaj, probleme tjera, si fshirja e të dhënave, notave, mungesave, orët mësimore etj. Duke pasur parasysh dënimet e larta nga ana e MASH-it dhe ndryshimet në afatin e kontrollimit për çdo javë kjo paraqet stress tek të gjithë arsimtarët’ tha Bilgin Ajredini, profesor në Shkollën e mesme ‘Marija Kiri Skllodovska’.
Për mangësit e E-ditarit foli edhe Harbin Veli, profesor në Gjimnazin ‘Zef Lush Marku’ Shkup.
‘Problemet me ditarin janë të panumërta, së pari e merr kohën më të madhe të ditës, së dyti ne si profesorë nuk i kemi kushtet për përmbushjen e tij gjatë kohës që jemi në shkollë, dmth detyrohemi që të punojmë në të përderisa jemi në shtëpi, së treti ndodh shpeshëherë që të dhënat e sapofutura të mos rekordohen, dmth pas hapjes se dytë të të njëjtes faqe nuk i kemi të dhënat të cilat i kemi futur paraprakisht’ sqaroi Veli.
Me ndryshimet ligjore, arsimtarët janë të obliguar që futjen e të dhënave në E ditar ta bëjnë në mënyrë javore, ai i cili nuk e bën këtë detyrim në afatet e përcaktuara dënohet me 300 euro./Portalb
EDITOR
11 years ago
previous article
Ekspozita “Muhamedi i dërguari i Zotit” në Medine (Foto)
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
3 days ago