Artrim Qamili, për shkak të suksesit të treguar gjatë studimeve deridiplomike ne Fakultetin e Elektroteknikës dhe IT-së në Shkup, iu dha bursë për studime master në FON nga ana e Forumit Rinor Islam në manifestimin tradicional të Hixhrit.
Shkencave të teknologjive të informacioneve dhe komunikimit u shtohet edhe një punëtor shkencor.
Fjala është për Artrim Qamili inxhinier i diplomuar i Elektroteknikës dhe Teknologjive të Informatikës, i cili me shumë sukses mbrojti tezën e magjistraturës me titull “Optimizimet multiobjektive të Infrastrukturës si shërbim (ISSH) në një ambient dinamik heterogjen te cloud-it”, në mjediset e Universitetit “FON” në Shkup.
Punimi në fjalë studion dhe shqyrton mundësinë për përmirësime dhe optimizëm me qëllim të shfrytëzimit sa më efikas të cloud-platformës, një teknologji kjo relativisht e re dhe trendi momental në Theks i veçantë në të i kushtohet integrimit të smartphone-ve dhe Tablet PC-ve në cloud, duke përdorur teknologji koherente pa tel (wireless) me bashkëpunim të lartë si teknologji qasëse ndaj resurseve që i ofron cloud-i.
Me këtë synohet që pajisjeve në fjalë tu ofrohen karakteristika dhe performansa të larta kompjuterike, tipike për desktop, mainframe apo edhe superkompjuterët. Më pas elaborohen teknika dhe algoritme të ndryshme të implementimit të cloud-it në bazat e distribuara të të dhënave në hapësira të gjëra gjeografike, procesime efikase me ngarkesa të mëdha të punës në cloud ambiente, përmisime të virtuelizimit në cloud dhe të tjera.
Siguria në cloud, përparësitë ekonomike dhe ekologjike të cloud-it ndajt IT-së klasike, standardizimet, impakti i cloud-it në botën bashkëkohore dhe e ardhmja e tij, janë gjithashtu temë diskutimi në punimin në fjalë.
Duke qenë e para e këtij lloji në Maqedoi që merret me këto lëmi specifike të cloud-it, komisioni në fjalë dha vlerësim të lartë për hulumtimet e kryera në punimin në fjalë, duke e konsideruar atë një burim të rëndësishëm reference për hulumtime tjera të këtij lloji në regjion dhe më gjerë.
Pas pyetjeve të parashtruara, në fund komisioni unanimisht ia dha Artrim Qamilit titullin “Magjistër i shkencave të teknologjive të informacioneve dhe komunikimit”. Komisioni përbëhej nga Prof.Dr Zoran Gacevski – kryetar (dekani i Fakultetit të Informatikës), Prof.Dr. Sime Arsenovski (prorektor i Universitetit, njëherit edhe mentor) si dhe Doc.Dr. Sllavko Çungurski.
Përndryshe, Artrim Qamili, për shkak të suksesit të treguar gjatë studimeve deridiplomike ne Fakultetin e Elektroteknikës dhe IT-së në Shkup, iu dha bursë për studime master në FON.
Ai, gjithashtu është asistent në USHT, ndërsa është edhe bursist i Republikës Turke për studime të larta, në universitetin me renome të Stambollit, Yildiz Teknik Universitesi.