E ëma e Presidentit sirian, Bashar Al-Asad, Aniseh Makhloufi dhe rrethi i saj i ngushtë janë larguar për në Emiratet e Bashkuara Arabe teksa regjimi i presidentit të sulmuar duket se po shpërbëhet.
Aniseh i është bashkuar të motrës, Bushars, e cila kishte fluturuar më parë për në Dubai, njofton gazeta me bazë në Londër “Asharq al-Awsat”.
E veja e Presidentit të vonë sirian, Hafez al-Assad, besohet se ëhstë në fund të të 70-tave.
E motra e saj u largua nga Siria tok më fëmijët e saj pasi në muajin korrik 2012 forcat kryengritëse i vranë bashkëshortin, Assef Shawkat, i cili ishte ministër i mbrojtjes.
“CNN” po ashtu ka cituar ambasadorin sirian në Siri deri sa u prishën marrëdhëniet diplomatike, Robert Ford, të ketë thënë se pak nga pak të gjithë anëtarët e regjimit po largohen nga Siria.
Analistët thonë se rrethi i personave tek të cilët mbështetet Presidenti sirian, Bashar Al-Asad sa vjen e po ngushtohet.
deri më tani, si pasojë e konfliktit 22-mujor që ka shkretuar sirianë, kanë humbur jetën më shumë se 60 000 persona, shumica civilë.
Ndërkohë, më shumë se 600 000 persona kanë braktisur vendin në përpjekje për të shpëtuar kokën./Start/
EDITOR
12 years ago
previous article
Manchester United, minierë e vërtetë ari
next article
Populli i këtij vendi ushqehet me bar dhe insekte
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago