Në kuadër të shkollës edukative “Haxhi Nazim Xhaferri”, FRI – dega Kërçovë,
ka realizuar ligjëratë dhe aktivitete me nxënësit e kësaj shkolle edukative në përkujtim të festave kombëtare.

Më datë 25 nëntor, e shtunë, është realizuar ligjëratë me Adelina Elmazin, gjuhëtare,
e cila foli rreth temës “Atdhedashuria, pjesë e besimit”.

Ajo njoftoi nxënësit rreth konceptit të atdheut dhe rreth mënyrës se si profeti Muhammed (alejhi es-selam) e shihte atdheun e tij.

Pas ligjëratës nxënësit u aktivizuan duke përzgjedhur nga një thënie rreth atdheut, me të cilat thënie u zbukuruan zyrat tona.

 

Kërçovë, 25 nëntor 2023