Projekti i anuluar kohë të gjatë për ndërtimin e xhamisë së parë zyrtare në Athinë sërish u aktualizua pasi që Qeveria greke kumtoi se është zgjedhur konsorciumi që do ta ndërtojë, pas katër përpjekjeve të pasuksesshme që të gjendet sipërmarrës.
Ministria e Infrastrukturës kumtoi se kontrata për ndërtimin e xhamisë ia ka ndarë konsorciumit nga firma.
Projekti ka buxhet prej 946 mijë euro, ndërsa xhamia do të ndërtohet në një parcelë, e cila më parë i ka takuar marinës greke në Votanikos, në afërsi të qendrës së Athinës. Punët ndërtimore duhet të fillojnë për dy muaj, pasi që do të kryhet procedurat juridike, ndërsa objekti duhet të përfundojë gjashtë muaj pas nënshkrimit të kontratave.
Megjithatë, ekzistojnë druajtje se është e mundur sërish anulimi i gjithë projektit, për shkak se banorët e Votanikos janë kundër ndërtmit të xhamisë dhe kanë parashtruar ankesë deri te Këshilli i shtetit, i cili nga fundi i janarit do t’i dëgjojë argumentet e tyre.
Projekti, i cili është paralajmëruar që në vitin 2000, deri më tani është anuluar disa herë, për shkak të kundërshtimit të banorëve dhe kishës ortodokse, e cila nga fillimi është kundër ndërtimit të xhamisë me minare.
Xhamia në Votanikos nuk do të ketë minare. Ndërtimi i xhamisë është parakusht për Greqinë që të kryejë inspeksion në rreth 120 lokalitete, të cilat ilegalisht punojnë si xhami në Athinë.
Këto hapësira të improvizuara shërbejnë rreth 30 mijë myslimanë, të cilat ilegalisht jetojnë në kryeqytet, si dhe mijëra banorë emigrantë. Xhamia në Votanikos do të mund të tubojë rreth 350 besimtarë, si dhe qindra të tjerë në hapësirat rreth saj.
Categories