Categories
Lajme FRI

Automobilat më të vjetër se të vitit 2000 nuk do të mund të regjistrohen

Qeveria thonë se intensivisht po shqyrtohet opsionin se si nga rrugët të largohen makinat me motor Euro 2. Janë shqyrtuar opsionet për kufizimin e periudhës deri kur mund të regjistrohen këto makina apo të obligohen pronarët të instalojnë katalizatorë të cilat do t’i zvogëlonin gazrat e dëmshëm në nivel të motorëve me Euro 3 e më lartë.
“Të drejtat janë mes resorëve, ka konsultime intensive mes Ministrisë së ambientit jetësorë si bartës i procesit, Ministrisë së transportit dhe lidhjeve, Ministrisë së ekonomisë dhe ministrive dhe institucioneve tjera dhe pritet që në periudhën e ardhshme, deri në fund të vitit të dilet me vendime të caktuara për atë që mund të jetë si një prej varianteve”, deklaroi Aleksandar Gjorgjiev, Zëdhënës i Qeverisë së RM-së.
Makinat me motor Euro 2 filluan të importohen pas vendimit të Qeverisë në vitin 2010-të dhe gjatë kësaj periudhe katër- vjeçare janë importuar mbi 140 mijë automobila të këtilla. Ekspertët e ekologjisë theksojnë se pikërisht importi i këtyre makinave ka kontribuar për ndotjen enorme të ajrit në qytetet e Maqedonisë. Gjithashtu, Qeveria solli vendim politik që të lejoj import të autobusëve me motor Euro 3. Pasi të miratohet vendim në seancë qeveritare, afati për importin e këtyre autobusëve do të jetë një vit.

Exit mobile version