Categories
Lajme

Autoritetet e Stokholmit lejojnë thirrjen e ezanit nga xhamia

Xhamia në periferi të Stokholmit, mund të bëhet xhamia e parë në Suedi prej të cilës do të dëgjohet thirrja e ezanit, thirrje islame për namaz, pasi të enjten policia miratoi këtë veprim

Asociacioni islamik i turqve në periferi të Fittjait dëshiron t’i përdorë autoparlantët për thirrje të ezanit gjatë ditës së premte.

Policia e Stockholmit ka miratuar kërkesën e Asociacionit, por me kusht që para se të fillojnë t’i përdorin autoparlantët, ata duhet të informojnë qytetarët brenda një kilometri përreth xhamisë.
Banorët do të kenë të drejtë të ankohen, njofton Associated Press.

Edhe pse në të gjitha qytetet e mëdha suedeze ka xhami, ajo në Fittjai, ku jetojnë shumë banorë emigrantë nga vendet muslimane, është e para që kërkon leje për thirrje të ezanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version