Autoritete izraelite kanë mbyllur këtë të mërkurë, xhaminë Aksa, duke mos lejuar palestinezët të hyjnë brenda, përfshirë dhe stafin punonjës të saj.
Sipas agjencive të lajmeve, besimtarëve që u është ndaluar hyrja në xhami, janë grumbulluar tek portat hyrëse, ndërkohë që një grup besimtarësh të tjerë, të cilët kanë qenë brenda ambienteve që nga nata e kaluar, janë përleshur me forcat policore izraelite. Policët janë orvatur ti nxjerrin me forcë besimtarët dhe kanë përdorur gazin lotsjellës ndaj tyre.
Drejtori i përgjithshëm i vakëfeve në Kuds (Jeruzalem), Azam Hatib, u shpreh se situata është kritike për shkak të mbylljes së xhamisë Aksa, duke shtuar se grupacione të ndryshme kolonësh hebrenj, e sulmojnë atë herë pas here dhe kryejnë ritualet hebraike brenda xhamisë.
Vlen të theksohet se Izralei ka vendosur masa të rrepta për besimtarët që shkojnë në xhaminë Aksa, duke mos lejuar personat nën moshën 45 vjeçare të hyjnë.
Autoritetet më të larta palestineze kanë vënë alarmin lidhur me situatën në xhaminë Aksa, duke e dënuar orientimin e Izraelit, i cili kërkon ta ndajë territorin e kësaj xhamie dhe më pas ta judaizojë. /ardhmeriaonline/
Categories