Një helikopter ushtarak sirian është rrëzuar në afërsi të kufirit me Turqinë, në zonën Xhabal al-Akrad, pikëmbështetje kryengritëse në provincën bregdetare Latakia.
“Disa aeroplanë ushtarakë nga Turqia e rrëzuan helikopterin sirian sepse ka hyrë në hapësirën ajrore turke”, deklaroi zëvendëskryeministri turk Bylent Arënç.
Mediat turke bënë të ditur se helikopteri ka shpërthyer në ajër dhe ka rënë në tokë 400 metra nga stacioni njofton Almakos.
Sipas burimeve tjera, helikopteri është rrëzuar nga vetë kryengritësit sirianë. Drejtori i Qendrës opozitare për monitorim të të drejtave të njeriut, me seli në Londër, Rami Abdel Rahman theksoi se kryengritësit kanë robëruar një nga pilotët, përderisa fati i tjetrit nuk është bërë i ditur.
Marrëdhëniet midis Sirisë dhe Turqisë, të cilët dikur ishin aleatë të afërt, dukshëm janë keqësuar nga fillimi i kryengritjes kundër regjimit të Bashar al Asadit
EDITOR
11 years ago
previous article
Sheikët pushtojnë futbollin e Ballkanit
next article
Struktura e qeverisë Rama 2013-2017
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago