Categories
Lajme FRI

Bajerni i bën 5, shpallet klubi më i mirë në Botë (Video)

Bajerni i Mynihut është shpallur kampion i Botës për Klube pasi mundi në finalen e së shtunës mbrëma Raja Kasablankën.
Me fitoren 2-0 ndaj klubit maroken Bajerni ka shënuar vitin më të suksesshëm në historinë e tij me plotë 5 tituj brenda një viti kalendarik.
Skuadra e Guardiolës e mbylli lojën brenda 15 minutave, me dy gola të shënuar nga braziliani Dante (7’) dhe spanjolli Tiago Alkantara (22’).
Ekipi maroken, i cili pretendonte të bënte mrekullinë rezultoi një kundërshtar shumë i lehtë për kampionët e Europës, të cilët vazhdojnë të koleksionojnë trofe.
Ky është një vit i paharrueshëm për klubin bavarez pasi në 2013-n ai ka mundur të fitojë 5 trofe: Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve.
Ndërkohë, vendin e tretë në këtë aktivitet e zuri skuadra braziliane, Atletiko Mineiro pasi mundi 3-2 skuadrën kineze, Guanzhou, që drejtohet nga italiani Marselo Lipi.
/Start/
 

Exit mobile version