Bajern Mynih vazhdon ecurinë rekord që e ka shkëputur 17 pikë nga ndjekësi më i afërt në kreun e renditjes së kampionatit gjerman. Bavarezët e drejtuar nga Jup Heinkes këtë radhë kanë vuajtur disi për të marrë një sukses 1-0 në fushën e Hofenhaim, por gjithsesi, kanë treguar se janë një skuadër e madhe edhe atëherë kur gjërat nuk ecin ashtu siç duhet.
Në fakt, ka qenë ekipi vendas që ka krijuar më shumë lojë dhe raste të pastra, por Bajerni ka goditur me Gomez në minutën e 38-të dhe pastaj ka ditur të mbrojë me rregull rezultatin.
Kjo fitore, e 7-ta radhazi në kampionat që me fillimin e fazës së dytë, e 11-ta jashtë fushe ku nuk njeh humbje dhe ka vetëm një barazim dhe vetëm 1 gol të pësuar, tregon qartësisht se ekipi i Heinkes në këtë sezon ka qenë i pamëshirshëm në Gjermani, duke mos lënë thuajse asgjë për rivalët e tij.
Jo rastësisht, mediat çdo ditë e më shumë nxitin bavarezët që të fillojnë të mendojnë vetëm për Ligën e Kampioneve, pasi në kampionat, të gjithë i kanë uruar tashmë atyre titullin e 23-të kampion. (LajmeShqip.com)
EDITOR
12 years ago
previous article
Sheikët ofrojë 1,5 miliardë stërlina për Arsenalin!
next article
FOTO: Ky fëmijë është “Heroi i ditës” në Maqedoni
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
23 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
23 hours ago