Categories
Lajme FRI

“Balena e Qiellit”, e ardhmja e fluturimit?

Me përmirësimet teknologjike bota ‘është bërë më e vogël’ dhe brenda pak orësh mund ta gjesh veten nga njëri skaj në tjetrin të globit, kjo falë avionëve të transportit. 
Si në cdo fushë të jetës, edhe në këtë sektor, njerëzit kërkojnë vazhdimisht përmirësimin dhe propozimi i radhës që i bashkohet shumë të tjerëve të shtruar deri më tani, mbërrin nga Spanja.
Bëhet fjalë për “Sky Whale”, apo shqip “Balena e Qiellit”, një ide e projektuar nga spanjolli Oscar Vinals. Projekt-avioni është më i madh se sa avionët e sotëm. Gjatësia e krahëve të tij shkon në 88 metër, 8 metër më shumë se sa ato të një Airbus 380 të sotëm, që mban fronin si mjeti më i madh fluturues.

Por vec kësaj, “Sky Whale” projektohet me 3 kate me një numër total pasagjerësh prej 755, të ndarë në klase udhëtimi, sipas xhepit të tyre.
Deri këtu ishte forma, për të kaluar tek teknologjia. Ideatori spanjoll thotë se ky avion do të ndërtohet me materiale të fundit teknologjike për të mundësuar peshë sa më të lehtë dhe rezistencë sa më të madhe.

Një tjetër aspekt është edhe përdorimi i teknologjisë në rastet e fatkeqësive. Kështu, krahët e avionit do të kenë një sistem vetëriparues në rast dëmtimi dhe një tjetër që do t’i shkëpusë ata prej trupit të mjetit në moment përplasjeje, që do të reduktonte në maksimum jetën e viktimave.





Nëse “Sky Whale” do të mbetet projekt në sitar apo do të jetësohet me apo pa sukses, duke patur parasysh dështimin e madhe në rastin e avionëve supersonikë “Concorde”, koha do ta vërtetojë.
/ Top Channel

Exit mobile version