Tarik Suvejdan
Nuk dihet me saktësi kush kanë qenë popujt që kanë banuar për herë të parë në Palestinë, pasi nuk ekzistojnë fakte historike për diçka të tillë. Megjithatë, kërkimet tregojnë se në shekullin e katërmbëdhjetë para erës sonë, Palestina është banuar nga disa fise të njohura me emrin Natufian, të cilët kanë lënë pas mbetje arkeologjike, të cilat vërtetojnë praninë e tyre në këto vise. Por askush nuk e di kush kanë qenë dhe nga kanë ardhur. Gjithsesi, ata mbeten kolonët e parë që kanë banuar në Palestinë dhe që kanë lënë pas mbetje arkeologjike.
Eriha
Në shekullin e tetëmbëdhjetë para erës sonë, janë zbuluar mbetje arkeologjike të një qyteti, që sot njihet me emrin Eriha. Disa studiues e konsiderojnë atë si qytetin më të vjetër në botë. Vetë vendbanimet arkeologjike të zbuluara, tregojë se ai ka qenë një qytet në kuptimin e plotë të fjalës. Këto mbetje, janë tregues i kolonëve të parë në kohët e lashta. Megjithatë, nuk dihet kush kanë qenë banorët e këtij qyteti dhe nga kanë ardhur.
Kanan-ët
Objektet dhe mbetjet arkeologjike të gjetura në Palestinë dhe që i përkasin një populli, janë ato të Kanan-ëve dhe një populli tjetër të njohur me emrin Amoritët. Të dy këto popuj, kanë ardhur nga veriu i Gadishullit Arabik dhe janë vendosur kryesisht në Palestinë, por dhe pjesët e tjera të Levantit (Sham). Kjo është diçka e vërtetuar dhe e njohur në historinë e Palestinës, për të cilën dëshmojnë historianët lindorë dhe ata perëndimorë. Kështu, historia e parë e shkruar mbi kolonët e parë të Palestinës, i përket arabëve Kananë dhe Amoritë. Sakaq, hebrenjtë as që njihen në këtë epokë dhe emri i tyre do të shfaqet vetëm disa shekuj më vonë, siç dhe do të vijë më pas.
Jabison-ët
Fiset arabe që emigruan nga Gadishulli Arabik drejt veriut janë të shumta dhe ata u shpërndanë mes Shamit (Levantit) dhe Irakut, kurse një pjesë tjetër u vendosën në Egjipt. Kështu, Kanan-ët u vendosën në fushat e Palestinës, Jabison-ët u vendosën në Kuds (Jeruzalem) që para se të ndërtohet si qytet. Kurse fise të tjera u vendosën nëpër zona kodrinore dhe malori, siç ndodhi me fenikasit dhe amorianët. Kështu, tokat e Palestinës u ndanë mes këtyre fiseve. Librat e historisë i kanë cituar emrat e këtyre fiseve dhe kanë lokalizuar vendet e rajonet e tyre të banimit në Palestinë. Për këtë, shpesh herë, Palestina njihet si toka e Kanan-ëve për arkeologët, gjë të cilën e gjejmë të ceket në mënyrë të qartë edhe në Torah dhe Bibël. Gjatë kësaj periudhe, emri i hebrenjve nuk ceket, pasi nuk ekziston akoma.
Peleset
Emri Palestinë, është emër që u referohet disa popujve të ardhur nga ishujt e Mesdheut, kryesisht ishulli i Kretës. Mesa duket, popullsinë e këtyre ishujve, e kishte përfshirë zia e bukës apo çfarëdo kushtesh të tjera atmosferike të rënda dhe kishin mësyrë brigjet e Egjiptit dhe të Shamit (Levantit). Ramsesi i tretë u bëri ballë dhe u ndesh me ushtrinë e tyre në Lozen. Ai nuk i deshi pranë, prandaj, pas disa bisedimeve ranë dakord që të vendoseshin në Palestinë, më saktë në jug të Palestinës, në disa krahina që morën emrin Peleset. Me këtë fakt, pajtohen edhe librat historike edhe librat e shenjtë. Që atëherë, banorët e këtij rajoni morën emrin palestin dhe me kalimin e kohës, i gjithë vendi u emërtua Palestinë. Por, mos harrojmë se këto popuj banonin pranë fiseve kanan dhe jabison, të cilët ishin kolonët e parë të vendosur në Palestinë. Me kalimin e kohës, pelestët u përzien me arabët, lidhën miqësi dhe u shkrinë me ta, duke humbur çdo tipar përgjatë historisë.
Nga sa përmendëm, duket qartë që hebrenjtë nuk përmenden fare, pasi nuk ekzistonin akoma si popull. Të gjithë mbetjet arkeologjike, librat e shenjtë dhe historianët lindorë e perëndimorë, pohojnë se banorët autoktonë të Palestinës kanë qenë fiset arabe Kanan dhe Jabison. Atëherë, ç’të drejte kërkojnë në Palestinë?!
Profeti Jakub a.s
Historia tregon se dy djemtë e Ibrahimit a.s (Abrahamit), Ismaili dhe Is’haku a.s kanë lindur në Palestinë, por që në Palestinë ata janë të ardhur dhe jo autoktonë. Vetë Jakubi a.s, i cili njihet dhe me emrin “Israil” është djali i Is’hakut a.s, sakaq Jusufi a.s është një nga djemtë e Jakubit a.s. Në Kuran thuhet qartë që Jusufi a.s u shit si skllav në Egjipt, ku Zoti ia mundësoi interpretimin e ëndrrave dhe u bë ministër finance i Egjiptit. Ai kërkoi që prindërit dhe familja e tij të vendoseshin në Egjipt dhe ashtu u bë.
Kështu, Jakubi a.s bashkë me familjen dhe fëmijët, u vendosën përfundimisht në Egjipt, prej ku nuk u larguan më. Që atëherë, mbyllet kalvari i endacakjeve të familjes së tij. Prandaj, pretendimet se Jakubi a.s është palestinez dhe nga banorët autoktonë të Palestinës është i pavend. Pasardhësit dhe familja e Jakubit a.s nuk kanë qëndruar as një shekull të plotë në Palestinë. Si mund të pretendojnë çifutët se Palestina është toka e tyre, thjesht sepse ka banuar Jakubi a.s gjatë një periudhe kohe?!
Musai a.s
Emigrimi i dytë i hebrenjve drejt Palestinës, ka ndodhur në kohën e profetit Musa a.s, i cili i nxori njerëzit e tij nga persekutimi që u bënte faraoni në Egjipt. Kështu, shohim që hebrenjtë nuk kanë hyrë në Palestinë veçse si emigrantë, kurse banorët e saj autoktonë janë arabët kananë. Për këtë, unë u jam referuar kryesisht librave të shenjtë dhe historisë perëndimore, jo asaj arabe. Emigrimet e tyre më të shpeshta kanë ndodhur me Egjiptit dhe Palestinës, sepse kjo e fundit ishte nën administratën politike egjiptiane historikisht, që nga koka kur Jakubi a.s ndërtoi faltoren. Asokohe, faraonët kishin filluar të zgjeronin territoret e tyre dhe kishin pushtuar Palestinës, kryesisht ato territore që zotëroheshin nga heksosët. Nuk është vërtetuar se çifutët kanë qenë kolonë dhe kanë jetuar në Palestinë për një kohë të gjatë.
Zoti i shpëtoi hebrenjtë nga faraoni, pasi ky i fundit u mbyt bashkë me ushtrinë në det. Pas kësaj ndodhie, do të manifestohet krejt qartë natyra e këtij populli, sjellja dhe reagimet e tyre me profetin e Zotit, Musain a.s.
EDITOR
11 years ago
previous article
Malaysia Airline: Familjarët e zemëruar hedhin shishe në drejtim të zyrtarëve të Kompanisë (FOTO+VIDEO)
next article
Ja çfarë të ofron Lazarati në “Google Maps” (Foto)
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago