Me anë të një konference shumë emocionuese Eric Abidal ka përshëndetur Barcelonën. Mbrojtësi francez, i rikthyer në fushë gjatë muajit prill pas një mungese një-vjeçare për shkak të transplantit në mëlçi për shkak të problemeve me kancerin, tashmë duhet të kërkojë një skuadër të re.
Abidal nuk mundi të mbajë lotët gjatë konferencës për shtyp dhe bashkë me të edhe shokët e skuadrës mes të cilëve edhe Lionel Messi. /albeu.com/