Categories
Lajme

Bartja e hixhabit vetëm për një ditë (Foto)

Një numër i madh i jomuslimaneve në mbarë botën kanë vënë hixhabin më 1 shkurt, duke shënuar Ditën Botërore të hixhabit me shpresë që kjo do të ndikoj në tolerancën më të madhe fetare e në mirëkuptim, dhe gjithashtu për ta theksuar vlerën e hixhabit si zgjedhje e femrës muslimane.

“Unë e di se këtu bëhet fjalë për një sjellje modeste, jo vetëm në veshje. Janë të pasakta paragjykimet për femrat që bartin hixhabin, kinse ato janë të detyruara. Kjo aspak nuk është e vërtetë”, thotë Esther Dale (28) nga Kalifornia, nënë e tre fëmijëve.

Dale ishte njëra nga gratë nga mbarë bota që vendosën ta shënojnë Ditën Botërore të hixhabit.

Nezma Khan nga New Yorku është personi i parë që ka propozuar shënimin e Ditës Botërore të hixhabit, për t’i inkurajuar jomuslimanet që ta vëjnë hixhabin dhe ta përjetojnë atë. Projekti është hartuar si nxitje për t’i thyer paragjykimet rreth hixhabit si zgjedhje e femrës muslimane.

“Duke u rritur në Bronx, New York City, unë kam përjetuar diskriminim të konsiderueshëm për shkak të hixhabit tim”, thotë Khan, e cili u zhvendos nga Bangladeshi në New York kur ishte 11 vjeç dhe me këtë u bë vajza e vetme në shkollë me hixhab.

“Në shkollën e mesme kam qenë ‘Batman’ ose ‘ninxha’”, thotë ajo.

“Kur shkova në kolegj, menjëherë pas 11 shtatorit, ata më thirrnin Osama bin Laden dhe terroristë. Ishte një përvojë e tmerrshme. E kuptova se mënyra e vetme për t’i dhënë fund diskriminimit është t’u kërkoj kolegeve që edhe ato ta vendosin një herë hixhabin dhe ta përjetojnë atë.”

Propozimi i saj shumë shpejtë ka hasur në mbështetje në mbarë botën, ndërsa përshkrimi i grupit të saj në Facebook është përkthyer në 22 gjuhë të botës. Atë e kanë kontaktuar persona nga vende të ndryshme të botës, nga Britania, Australia, India, Pakistani, Franca, Gjermania…

Islami mbulesën e sheh si pjesë të detyrueshme të veshjes, e jo si një simbol fetar qëshpreh përkatësinë.

Me dëshirë për ta vënë hixhabin, Jess Rhodes, një anglez e re, jomuslimane, ka vendosur ta mbaj për një muaj, pasi për këtë ngjarje ajo mësoi përmes internetit.

“Pasi nuk jam e aftë në vënien e hixhabit, unë e kam vënë atë që mund të quhet hixhab i një pjesshëm, por kam zbuluar se ekzistojnë shumë mundësi, pra ekzistojnë mënyra të ndryshme për bartjen e tij”, thotë Jess Rhodes (21), një student nga Norwich, Britani e Madhe./igj/

Jess nëpërmjet rrjeteve sociale, dhe mikeshës së saj Widyan el-Ubudy nga Australia, ka mësuar për këtë ngjarje. Ajo menjëherë është kyçur në këtë ngjarje duke u kërkuar miqve nga Facebooku pjesëmarrjen e tyre.

“Ajo më tha se nuk është e nevojshme të jam muslimane, këtu bëhet fjalë për një solidarizim, edhe pse ndërlidhet me islamin, dhe mendova “pse jo?” Reagimi i prindërve të mi ishte i natyrshëm. Ata vetëm më pyeten nëse kjo është një ide e mirë”, thotë Rhodes, e cili ka vendosur ta mbaj hixhab për një muaj.

“Ata ishin të shqetësuar se ndoshta dikush në rrugë do t’më sulmoj për shkak të mungesës së tolerancës. Në të vërtetë edhe unë vetë isha paksa e shqetësuar. Por, ndodhi diçka që unë vërtetë nuk mund ta shpjegojë, njerëzit ishin shumë të kuptueshëm, e sidomos në dyqane”, thotë ajo.

Me anë të kësaj fushate, organizatorët synojnë të depërtojnë tek gratë në mbarë botën, duke u ofruar një pasqyrë sa më të qartë të hixhabit si zgjedhje e femrës muslimane.

Si një Mormone devotshme, Dale e kupton rëndësinë e fesë në jetën e përditshme. Ajo thotë se e ka të njohur stigmën që lidhet me hixhabin dhe shpreson se kjo është një mundësi që do të ndihmojë në luftë kundër stigmatizimit.

“Kjo është një mundësi e mirë që njerëzit të kuptojnë se njeriu nuk mund të gjykohet vetëm përmes veshjes së tij”, thotë Dale.

Organizatorët e kësaj ngjarje thonë se janë lodhur nga ndërlidhja e hixhabit me fjalët ‘e shtypur’ ose ‘e nënshtruar’. Ata kundërshtojnë idenë se gratë e bartin hixhab me insistimin e babait, ose të një anëtari radikal të familjes, prandaj kjo ditë shënohet që t’i tregohet botës se femra muslimane e zgjedh hixhab vullnetarisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version