Teksa pritet rezultati përfundimtar, burime brenda PD-së bëjnë me dije se Lulzim Basha ka marrë 80% të votave Sokol Olldashi 20% të votave.
Lulzim Basha do jetë kryetari i ri i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Burime brenda kësaj partie kanë bërë të ditur sot se pas numërimit të përfunduar në orët e mëngjesit të sotëm, rezultati tregon për një fitore të thellë të Bashës kundrejt kandidatit të tij, Sokol Olldashi.
Teksa pritet rezultati përfundimtar, burime brenda PD-së bëjnë me dije se Lulzim Basha ka marrë 80% të votave Sokol Olldashi 20% të votave.
Në procesin e numërimit morën pjesë 10 grupe me nga 4 persona secila, 2 u zgjodhën nga kryesia e partisë dhe nga një përfaqësues për secilin kandidat. Numërimi i fletëve të votimit u zhvillua në Pallatin e Kongreseve.
Rreth 105 mijë anëtarë të kësaj force politike u thirrën për të zgjedhur liderin e ri për herë të parë përmes parimit “një anëtar-një votë”, megjithëse pjesëmarrja ishte e ulët, votuan vetëm 41360 anëtarë. Anëtarët e partisë demokratike votuan në 39 qendra votimi të hapura në të gjithë vendin, ndërsa votat do të numërohen në kryeqytet.
Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit Genc Pollo ka uruar kandidatin për kreun e PD-së Lulzim Basha.
Teksa ende nuk ka dalë rezultati zyrtar për kreun e ri të PD-së, në një postim në rrjetin social ‘Facebook”, Pollo shkruan: “ Urime Lul Bashës, kryetar i porsazgjedhur i Partisë Demokratike. Fat të mbarë e sukses të shpejtë.
Të dy kandidatët, kryetari aktual i Bashkisë së kryeqytetit Lulzim Basha dhe ministri i Transporteve Sokol Olldashi kanë nënvizuar nevojën e një përfshirjeje të drejtpërdrejtë të anëtarësisë në vendimmarrje dhe premtojnë fitore në garën më të afërt me kundërshtarin e tyre të majtë. Ata kanë evituar debatet e drejtpërdrejta me njeri tjetrin, ndërsa kanë zhvilluar takime thuajse në të gjithë vendin me anëtarët e partisë së tyre.