Bashkimi është njeri shumë i respketuar nga shqiptarët dhe ai gjithmonë ka rezatuar dituri dhe maturi. Ai ju drejton juve këshilla dhe mundësi se si jeta juaj të duket më e qetë nëpërmjet praktikimit të islamit dhe durimit. Gjithashtu flet edhe për atë se çka duhet të studiojnë të rinjtë. Lexojeni dhe shpërndajeni këtë intervistë për të motivuar edhe tjerët!
INTERVISTOI: VENHAR RAMADANI
Rrugëtimi juaj drejt suksesit ka qenë i gjatë dhe ju i keni kaluar në të gjithë shkallët e edukimit fetar. A duhet që të rinjtë më shumë të drejtohen kah edukimi fetar duke u larguar nga studimet për juridik, ekonomi apo administratë?
Të rinjtë duhet t’i drejtohen arsimit dhe shkencës, dhe ky drejtim duhet të jetë i orientuar kah të gjitha fushat e shkencore, qofshin ato shoqërore apo ekzakte, bile, porosia ime është që ata të drejtohen në veçanti në drejtimet defiçitare në mesin e populatës tonë. Islami kërkon prej nesh shkencë dhe dije, dhe në këtë drejtim nuk kërkon largim nga fusha të caktuara dhe drejtim në fusha të caktuara, por kërkon përvetësim të të gjitha fushave dhe drejtimeve nga ana e të rinjve, normalisht jo nga njëri t’i përvetësojë të gjitha, por qëllimi është që të rinjtë të shpërndahen në përvetësimin e fushave të ndryshme. Së këtejmi, të rinjtë tanë nuk duhet të largohen nga studimi i ekonomisë, administrates etj., por duhet t’i përvetësojnë këto fusha. Një pjesë do t’i përvetësojnë edhe shkencat islame, por, normalisht, nuk do të drejtohen të gjithë të rinjtë në shkencat islame.
Për pesë vite keni qenë kryetar i Forumit Rinor Islam në Maqedoni. Cilat janë këshillat që ju keni dhënë aktivistëve tuaj atëherë?
Këshillat tona, thënë përmbledhtas, kanë qenë të fokusuara në konsolidimin e dijes dhe sjelljes së tyre në shoqëri, që këto dy krahë të fuqishëm, e ngrenë lartë dinjitetin e njeriut në përgjithësi, dhe të të rinjve në veçanti.
Gjatë vitit 2009 keni qenë Imam në Qendrën Islame Shqiptaro-Amerikane në Kenosha, Wisconsin, Sh.B.A. Cili është mësimi që të rinjtë musliman nga Maqedonia duhet ta marrin nga të rinjtë musliman në Kenosha, Wisconsin? Dhe anasjelltas?
Po, ashtu është, ka shumë gjëra të cilat duhet t’i mësojnë, por, ajo që unë do ta nënvizoj këtu është zelli në punë, serioziteti në studime, dhe mësimi e studimi për të arritur në nivele sa më të larta të përvetësimit të profesionit, e jo sa për të marrur një diplomë. Mendoj se në këtë drejtim, me theks të veçantë që duhet përmendur, dhe që është i një rëndësie të veçantë është shpirti kompetitiv.
Tema e disertacionit tuaj të doktoraturës ka qenë:”Integrimi politik i muslimanëve në Unionin Europian, Britania, Franca dhe Gjermania si shembull”. Duke e shikuar nga ky prizëm, si duhet të integrohet në politik një musliman në Maqedoni?
Së pari të them se tema e disertacionit tim, për në Maqedoni, nuk është e një rëndësie të veçantë, në kuptimin praktik, siç është për muslimanët të cilët jetojnë në UE. Në Maqedoni, muslimanët janë të integruar në jetën politike si rezultat i zhvillimeve dhe rrethanave të caktuara, të cilat nuk mund të thuhet se mbajnë një ngjyrë të theksuar fetare. Megjithatë, të themi se në frymën e procesit të integrimit, shiquar në prizmin e univerzalitetit të Islamit, i riu musliman duhet të integrohet politikisht në çdo shoqëri ku jeton që të kryej një hise të obligimit të tij ndaj shoqërisë ku jeton dhe jetësimit e materializmit të vlerave në të cilat beson.
A ka ndërgjegje te politikanët shqiptar në Maqedoni?
Nisur nga përkufizimi se ndërgjegja është kapaciteti për të qenë i vetëdijshëm për përjetimet dhe njohuritë, nuk mund të konstatoj se sa ky kapacitet është prezent tek politikanët shqiptar në Maqedoni, ngase nuk e kam studiuar personalitetin e tyre, sepse kam patur gjëra shumë më të rëndësishme për të bërë, se sa të merrem me ta, dhe tjetra është se nuk gjykoj që ata meritojnë një studim të tillë. Por, nga ajo që reflektohet në opinion, dhe nga lëvizjet, veprimet dhe vendimet e tyre, nuk është rëndë të konstatohet se klasa politike shqiptare në Maqedoni, nëse e meritojnë këtë epitet, kanë një krizë ndërgjegjeje.
Aktualisht jeni në Zvicër dhe jeni njëri prej themeluesve të unionit të imamëve shqiptarë në Zvicër. A takoheni me të rinj shqiptar dhe si flisni me ta?
Po, kjo është detyra jonë dhe puna e jonë e përditshme. Por, këtu duhet të nënvizoj diçka shumë me rëndësi: takimi në këtë kohë globalizmi, nuk nënkupton vetëm takimin dhe bisedat me ta fizikisht në lokalet e xhamive, por takimin me ta edhe perms mënyrave bashkëkohore të komunikimit që na mundëson takim me një rreth më të gjërë dhe në termine të shumta.
Këto ditë nga Kosova por edhe nga Maqedonia një vit më herët kishte tentative për të bërë egzodus me qëllim të kërkimit të azilit ekonomik dhe politik në shtetet perendimore. A është kjo zgjidhje?
E kuptoj plotësisht ankthin që e mundon rininë tonë në veçanti dhe popullin tone në përgjithësi, e kuptoj se e shohin veten në atdhe, në një tunel pa dritë dhen pa dalje. Megjithatë, t’ia mësyshë perëndimit perms rrugëve jot ë rregullta, për të kërkuar realizim të ëndërave, assesi nuk është zgjidhje. Për atë, u apeloj njerëzve që mos dorëzohen para shtypjeve të krizës ekonomike, financiare, politike dhe krizave tjera që e randojnë popullin tone. Por, ata duhet t’i ndëshkojnë politikanët e paaftë në mënyrë legale dhe përmes votës dhe rrugëve legale tëshprehjes së pakënaqësisë. Në vend që të vendosen në objekte kolektive në Hungari e gjetiu, le të dalin e le të vendosen me tenda para qeverisë, e cila nuk bën sa duhet për përmirësimin e kushteve të jetës në vendet tona. Në perëndim gjërat nuk kanë pikuar prej qielli të gatshme, por popullata në perëndim i janë përveshur punës dhe kanë arritur atje ku kanë dashur në aspektin ekonomik dhe politik, e në këtë kontekst, ka qneë edhe ndëshkimi i politikanëve të pa ndërgjegjshëm që ka prodhuar efekte pozitive në fusha të ndryshme të jetës. Këtë duhet ta bëjnë njerëzit në vendet tona.
Cili është mendimi juaj për pa punësinë e të rinjëve në Maqedoni?
Papunësia e të rinjve në Maqedoni lidhet para se gjithash për zhvillimin ekonomik në vend, investimet e ulta në sektorin privat, mosekzistimin e investimeve kapitale dhe politikat joadekuate qeveritare për terheqjen e investitoreve të huaj dhe politikat e zbehta qeveritare për hapjen e vendeve të reja të punës. Me këtë rast, e shoh si një faktor me impakt negativ vrapimin pas punësimit vetëm në administratën publike. Kjo do të ketë reperkusione edhe në planin politik. Por, më duhet ta nënvizoj edhe interesimin e të rinjve për atë që në perendim njihet si aftësim për zanate apo profesione të lira.
Çfarë gjërash keni mësuar në jetë për këto vite?
Normalisht se shumë gjëra, por ajo që do ta nenvizoj eshte luftimi i të mirës, pozitives, nga njëra anë, imponimi i destruktiviteteve në shoqëri, nga ana tjetër, dhe neglizhenca e të mirëve karshi të keqes, si element i tretë shqetësues.
A jeni perfeksionist?
Si njeri askush nuk është perfekt, por unë mundohem punët të cilat i marr për sipër, ti kryej me përgjegjësinë me të madhe dhe të jenë sa më të kompletuara.
Si i merrni kritikat? Si mund të ndikoj kritika në punën tuaj?
Kritikat i kuptoj si dukuri mjaft të shëndetshme, kritikuesit me vend i konsideroj miq më të medhej dhe dashamirë të vërtetë, dhe krejt këto ndikojnë pozitivisht që unë të korrigjohem dhe të mesoj në gabimet e mia dhe nga përvojat e tjerëve.
Cili është mësimi më i mirë që keni mësuar nga gabimi i dikujt tjetër?
Njeriu nuk duhet të niset nga parimi se është perfekt, dhe mos mendoj se tjerët që të korrigjojnë ta duan të keqen. Shumë njerëz humbin pse e keqkuptojne ate që ua tregon gabimet. Dhe ky është nje gabim, qe ne duhet të marrim mësim.
Çfarë ju motivon dhe inspiron?
Përgjegjësia që mbaj para Zotit për rolin tim si njeri në këtë botë, dhe si bartës i misionit madhështor islam.
Çka mendoni për televizionin si media? Si mund të rinjët të zhvillohen nëpërmjet programeve televizive?
Televizioni është pjesë e pandashme e përditshmërisë dhe realitetit tonë, por është shpatë me dy teha, gjegjesisht nëse perdoret drejtë mund të ndikojë pozitivisht, e nëse përdoret keq, mund të ndikojë negativisht. Sot shumë palë mundohen që përmes televizionit ta shtrijnë ndikimin e vet dhe të dirigjojnë me opinionin publik, të ndërtojnë qëndrime konform botëkuptimeve të tyre. Për atë, duhet që ne të punojmë që të kemi shtëpitë tona informative, kanalet telefizive të cilat do të kenë një mesazh dhe mision të qartë, dhe në këtë mënyrë do të ndikonim tek të rinjtë dhe popullata që të ndertojnë qëndrime të drejta për fenomenet dhe ngjarjet e ndryshme. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm që femijët e tyre ti orientojnë në programe televizive edukative dhe shkencore, dhe në programe tjera të cilat u ndihmojnë të formojne një kulturë të përgjithshme.
Si e filloni ditën? Si sugjeroni të rinjtë të fillojnë ditën? Të ushtrojnë apo në facebook?
Ditën e filloj me namazin e sabahut, pastaj me aktivitetet tjera të rregullta si udhëheqës i një institucioni fetar islam në perendim dhe si njeri me mision islam. Pastaj, orët e ditës i ndaj konform angazhimeve tjera, ku bën pjesë çdo obligim, qoftë intelektual apo fizik. Të rinjtë duhet të venë një orar të prioriteteve të veta, ndërkaq facebook dhe rrjetet sociale duhet të jenë brenda asaj që eshte e arsyeshme dhe e dobishme, e jo të jetë harxhuesi më i madh i kohës së rinisë sonë.
Si duhet të veproj një i ri i pa punë?
Duhet që të aftësohet për ndonjë zanat, apo të aftësohet në sfera të ndryshme si gjuhët. Kjo, me qellim që ai të jetë sa më i përgatitur për konkurse.
Cili është libri dhe filmi juaj i preferuar?
Unë në rend te parë lexoj literaturë profesionale nga fusha e islamistikës dhe studimeve evropiane.
Për filma, nuk jam shume i pasionuar për filma, por më interesojnë filmat që trajtojnë tema historike, si mbretëritë e vjetra, popujt dhe personalitetet të cilat kanë lënë gjurmë në histori.
Categories