Categories
Lajme FRI

Basketbollisti Muhamed Thaçi në Xhaminë e shejtë "Al Aksa" (FOTO)

Xhamia e shenjtë në Jerusalem “Al Aksa” është njëra ndër vendet më me vlerë sipas fesë islame. Kjo xhami së bashku me xhaminë në Meke (Mesxhidil Haram) dhe xhaminë e profetit Muhamed në Medinë është vend ku vlera e namazit dhe lutjeve në këto xhami është më e madhe sesa në vendet tjera.
Kjo xhami shumë pak vizitohet nga muslimanët jashtë territoreve të okupuara palestineze, këtë privilegje e kanë vetëm personalitete nga bota e artit dhe sportit që marrin pjesë në shtetin izraelit, njofton albtime.
Këtë nder e kishte edhe njëri ndër basketbollistët më të njohur shqiptarë Muhamed Thaçi nga Shkupi.
Normalisht se vizita në këtë xhami, ku lidhen histori dhe ngjarje nga shumë profetë të cekur në Kuran do të mbetet në kujtesë gjithë jetën, për këtë me siguri se do të ndihmojë edhe fotografia në të dhe “Muja nuk e lëshuar rastin. /albtime
Basketbollisti Muhamed Thaçi në Xhaminë e shejtë Al Aksa

Exit mobile version