Një trend i ri në përditshmërinë tonë janë bastoret, të cilat konsiderohen si “shpresa të hidhura” që për çdo ditë vazhdojnë të joshin dhe të tërheqin qytetarët në Maqedoni.
Bastet sportive janë bërë kryefjala e ditës kafeneve të qyteteve. Tavolinat e bastoreve janë përplot me bastexhinj që përziejnë emocionet e sportit me emocionet e xhepit, me ç’ rast këto të fundit triumfojnë. Papunësia si dhe standardi i ulët jetësor janë faktorë kryesore të involvimit të një pjese të qytetarëve në lojërat e fatit, gjegjësisht në bastoret, të cilat kohëve të fundit thithin edhe parat e fundit nga personat që janë në gjendje të rëndë sociale, në mesin e të cilëve ka edhe raste tee fëmijëve.
Një vizitor i rregullt i bastoreve, i cili dëshiron të mbetet anonim, thotë se që kur luan për 10 vite ka harxhuar mbi 10 mijë euro, prej të cilave ka fituar si shpërblim afër 1 mijë euro.
I pyetur se cili është shkaku i vënies bast, ai përgjigjet se këtë gjë e bën me shpresën për të fituar, por i ka munguar fati.
“E dua shumë futbollin dhe vënia bast gjatë një loje e rrit kuriozitetin e personit, duke krijuar çaste mjaft emotive e duke krijuar një ambient shumë të paqartë dhe në pritje të shfryrjes së ndjenjës për parashikim të saktë”, shprehet ai.
Pronarët e bastoreve njoftojnë se në këtë periudhë në trend është frekuentimi i madh i bastoreve edhe atë nga shumica e rasteve sociale dhe të miturve.
“Ka shumë interes për të luajtur dhe se gjatë tërë javës jemi të ngarkuar me punë, për shkak të interesit të madh”, thekson Gabriela.K, punëtore në bastoren “Deportivo” në Shkup.
Por, shumica e qytetarëve bastet i shohin si shpëtim dhe rrugëdalje nga varfëria dhe shpresa për të fitur para më shumë.
“Ku ka varfëri të madhe aty luhet më shumti bixhozi, sepse shumica e qytetarëve në munges të punës, të vetmen shpresë për fituar para e shohin në lojrat e fatit”, thekson Ibrahim S nga Shkupi.
Sipas saj, kur ka lorja të mira dhe interesante, sidomos në Ligën e Kampionëve të gjitha bastoret mbushet përplot me njerëzit tee cilët vëjnë baste për ekipet e tyre favorite dhe shumat më të zakonshme janë ato prej 100 denarëve për një tiketë, por edhe ato që shkojnë në 2 mijë e deri 5 mijë euro për loja singl.
Me vazhdimin e kampionateve sportive, ligave evropiane dhe kampionateve të ndryshme, nëpër bastoret e ndryshme sportive vërshojnë klientela “speciale” për të vënë në sprovë emocionet dhe paratë e tyre. (INA)
Categories