Sulmuesi titullar i Bayern-it të Guardiola-s do të jetë Robert Lewandowski. Sulmuesi i Borussia Dortmund ka arritur tashmë një akord me klubin bavarez, sa i përket sezonit të ardhshëm, kur tekniku katalanas të ulet në stolin e Munchen.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, polaku, i cili ka një kontratë që skadon në 2014-n, do të shitet verën e ardhshme nga klubi i tij aktual.
Lewandowski pritet të jetë një nga përforcimet e para për Guardiola-n, i cili ka firmosur me Bayern-in një kontratë deri në fund të 2016-s, duke nisur nga sezoni 2013-2014.
Sulmuesi i Dortmund-it, që ka shënuar 18 gola këtë sezon (12 gola në Bundesliga dhe 4 në Champions), ka qenë edhe në fokusin e Juventus, por mbi të gjitha një objektiv i Manchester United.
Klubi gjerman është pak më në avantazh se konkurrentët e tjerë dhe, me shumë mundësi, do ta kenë në dispozicion nga vera e ardhshme.
EDITOR
12 years ago
previous article
Nxitje për heqjen e mbishkrimeve shqiptare
next article