Eufori e madhe në titujt e portaleve më të mëdha në Gjermani pas fitores bindëse 4-0 të Bayern Munchen kundër Barcelonës. “Bayern gjigand, Barcelona e turpëruar”, titullon prestigjozja “Bild”, “Bayern përrallor kundër një Barcelone të padëmshme”, shkruan “Der Spiegel”, ndërsa “Kicker” hapet me titullin “Bayern Munchen Barcelonën shtyp në rrugën për në Londër”.
Ndërsa në shtypin spanjoll shihet një zhgënjim tejet i madh. “Sant Jordi më i trishtuar”, titullon katalanasja “Sport”. “Goleadë skandaloze”, hap faqen e saj madrilenja “Marca”, ndërsa “El Mundo Deportivo” e titullon “Katastrofë në Mynih”. Kurse madrilenja tjetër “AS” mendon se këtu ka ardhur fundi i një epoke për Barcelonën duke e titulluar “Fundi i një cikli”. /albeu.com/
“Bayern gjigand, Barcelona e turpëruar” – BILD