Fitorja 4-0 Bayern Munchen kundër Barcelonës dhe paraqitja e suksesshme në fushë kanë tërhequr vëmendjen e shumë personazheve të botës së futbollit në kontinent. Ata kanë dhënë mendimin e tyre në lidhje më këtë duel titanësh, nëpërmjet profileve në rrjetet e tyre sociale. /albeu.com/
Disa prej tyre ua sjellim në foto-galerinë e mëposhtme:
MARIO BALOTELLI (MILAN): Urime Bajern për fitimin e Champions Leauge 2012-2013! Të mërkurën në Dortmund duhet të mbahet një minutë heshtje për vdekjen e Barcelonës të martën.
KLAAS JAN HUNTELAAR (SCHALKE 04): Në veçanti Muller na kënaqi. Ishte i pranishëm në të katërt golat. I jashtëzakonshëm me vrapimet dhe golat. Lojtari më i mirë i lojës.
SANDRO KORTESE (KAMPION BOTE MOTO3): Ole Ole Ole Ole
NIKO ROSBERG (MERCEDES F1): Tomas Muller është numri 1!
BORIS BECKER (ISH-TENIST): Jupp Heynckes është super. Bavaria nuk ka luajtur kështu që prej një kohe të gjatë. Riberi ka vrapuar për dy lojtarë sot. Kurse Muller ka bërë për vete gjithë stadiumin.
NICK HEIDFELD (ISH PILOT FORMULA 1: 4: 0!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
RUUD GULLIT (ISH-LOJTAR I HOLLANDËS): Urime për Bayern Munchen! Ata kanë fituar nëpërmjet lojës së mirë të tyre dhe pasionit për sukses.
LARS STINDL (HANNOVER 96): Çmenduria Muller!!!
DIRK NOVITZKI (BASKETBOLLIST I DALLAS MAVERICKS): Ole ole ole ole.
GARY LINEKER (ISH-LOJTAR I ANGLISË): Vetëm një nga ekipet aty në fushë ka nevojë për Pep Guardiolën, dhe nuk është Bayern Munchen. Bavarezët kanë qenë të jashtëzakonshëm, kurse katalanasit të vakët.
KEVIN-PRINCE BOATENG: Respekt për vëllanë tim JB17Official dhe gjithë ekipin e Bayern Munchen. Ishte një fitore e merituar për ta.